Departamenti i Teknologjive tė Gjeoinformacionit

Detyra kryesore e kėtij departamenti do tė jetė zhvillimi dhe pėrdorimi i teknologjive informatike e i metodave matematike pėr organizimin, administrimin, pėrpunimin dhe analizėn e tė dhėnave nė sektorė tė ndryshėm tė kėrkimit shkencor e aplikativ, nė fushėn e gjeoshkencavee e tė sizmologjisė.  Ai merr pjesė aktivisht nė studime e projekte tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit, dhe ofron mbėshtetjen e nevojshme matematike e informatike pėr projekte tė ndryshme qė ndėrmarrin sektorė tė tjerė tė Institutit tė Gjeoshkencave. Ristrukturimi i burimeve ekzistuese tė informacionit nė sisteme digitale lehtėsisht tė kapshėm e tė pėrdorshėm, duhet tė jetė njė nga pėrparėsitė kryesore tė tij.

Nė tė njėjtėn kohė, duke patur parasysh zhvillimet tejet intensive nė fushėn e IT–ve dhe ndikimin e fuqishėm tė tyre nė tė gjitha fushat e kėrkimit shkencor e qeverisjen elektronike, ėshtė e kuptueshme se Departamenti i Teknologjive tė Gjeoinformacionit duhet tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė formimin universitar, kryesisht nė ciklin e dytė e tė tretė tė studimeve dhe nė kualifikimin shkencor tė shkencėtarėve tė rinj.

 

 

Fushat kryesore tė veprimtarisė sė kėtij Departamentit do tė jenė:

  • Organizimi, ruajtja, pėrpunimi shkencor dhe shėrbimi i informacionit, konceptimi dhe organizimi i tij nė baza elektronike tė dhėnash pėrmes zhvillimit tė arkitekturave adekuate, vendosjes sė standarteve, formalizimit tė pėrshkrimeve dhe pėrdorimit masiv tė Sistemeve tė Informacionit Gjeografik (GIS) e tė shėrbimeve tė Internetit, duke ofruar metodologjitė e reja dhe teknologjitė digitale pėr informimin e shpejtė tė organizmave pėrkatėse e tė publikut tė gjėrė, si dhe pėr tė mundėsuar e lehtėsuar bashkėpunimin ndėrkombėtar me institucionet analoge.
  • Pėrdorimi nė fusha tė ndryshme tė Gjeoshkencave, i metodave tė matematikės sė zbatuar dhe tė teknologjive informatike me qėllim hetimin dhe identifikimin e marrėdhėnieve dhe tė bashkėlidhjeve midis faktorėve e parametrave tė ndryshėm si dhe tė prirjeve tė ndryshimit tė tyre, modelimin matematik tė dukurive e tė proceseve duke integruar tė dhėna nga burime tė ndryshme (vrojtime fushore, analiza laboratorike, regjistrime instrumentale, matje me GPS, fotografi ajrore, imazhe satelitorė, DTM, etj.). Pėrdorimi i metodologjive probabilitare e i modeleve stokastike nė vlerėsimin e rrezikut e tė riskut sizmik, hartografimi dhe paraqitjet grafike 2D e 3D me ndihmėn e metodave numerike e tė teknologjive digitale do tė mundėsojnė studime mė tė thelluara nė fushat pėrkatėse dhe do tė lehtėsojė interpretimin e dukurive e tė   proceseve komplekse.
  • Operimi mbi bazė 24 orėshe dhe pėrdorimi efikas pėr kėrkime shkencore e aplikative i rrjetit tė pėrhershėm kombėtar tė GPS-ve, si dhe vėnia nė dispozicion tė organizmave e institucioneve publike dhe tė kompanive private tė interesuara, tė informacionit tė pėrditshėm tė grumbulluar prej tij.


« Kthehu Pas Printo
Te gjitha te drejtat e rezervuara Insituti i Gjeoshkencave ©2008