Rreth Nesh

Instituti i Gjeoshkencave,  Energjisë, Ujit dhe Mjedisit është një njësi kombëtare kërkimore  shkencore që vepron nën ombrellën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga pikëpamja organizative është hartuar në 5 departamente kryesore, secila prej tyre përmban  deri në tre njësi kërkimore. 

Këto departamente janë:

   1. Departamenti i Klimës dhe Mjedisit

   2. Departamenti i Gjeologjisë

   3. Departamenti i Sizmologjisë

   4. Departamenti i Ekonomisë së Ujrave

 

Organet drejtuese të Institutit janë: 

 

    Këshilli i Institutit 

    Drejtori 

    Përgjegjësit  e departamenteve 

 

Misioni i Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit  është përmirësimi i kërkimit shkencor në fushën e gjeoshkencave në Shqipëri nëpërmjet:

    kryerjes së kërkimeve shkencore dhe aplikative

    udhëheqjes në procesin arsimor të studentëve dhe studiuesve të rinj

    ndërmarrjen e shërbimeve me të tretë në fushat e sizmologjisë, burimeve natyrore, gjeoriskut, gjeologjisë, ujit dhe mjedisit

 

Detyrat kryesore të këtij Instituti janë:

 Studimi i fenomeneve gjeologjike si  fenomenet gjeofizike, gjeomekanike etj dhe krijimi mbi bazën e tyre i hartave gjeologjike dhe tematike

Studimi dhe vlerësimi i burimeve natyrore të vendit për sa i përket burimeve nëntokësore mi nerale, energjetike dhe atyre ujore.

Realizim i kërkimit shkencor në fushën e rreziqeve natyrore si dhe të atyre të krijuara nga aktiviteti i njeriut (rrëshqitje, erozion,përmbytje, ndotje e mjedisit etj).

Studim i mikrozonimit në lidhje me vlerësimin e riskut sizmik në shkallë lokale dhe kombëtare.

Adoptimi i standarteve europiane në studimet sizmike.

Studimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik të vendit dhe mundësimi i shpërndarjes së  të dhenave në kohë reale për vendimmarrësit dhe opinionin e gjerë.

Zhvillimi i gjeomodeleve të cilat mbështesin kërkimin shkencor  në fushat e gjeofizikës, gjeologjisë, gjeomjedisit, sizmologjisë, energjisë termale etj të bazuar këto  në teknologjinë bashkëkohore të gjeoinformacionit.

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...


kocaeli escort escort izmit brazzers porno porno resimleri