Qendra Kombėtare e monitorimit tė aktivitetit sizmik

Detyrë parësore e kësaj qëndre kombëtare është monitorimi i pandërprerë 24 orë në 24, i aktivitetit sizmologjik të ndodhur brenda territorit të Shqipërisë dhe rreth saj. Ndër aspektet funksionale e shkencore që karakterizojnë këtë veprimtari përmendim: regjistrimin, analizimin dhe arkivimin e të dhënave simologjike.
Në kuadër të emenrgjencave civile, kjo qendër mundëson informim thuajse në kohë reale të strukturave përkatëse operacionale mbi situata të emergjencave sizmike. Për përmbushjen e kësaj detyre parësore me një rëndësi të madhe për vendin, kjo qendër disponon dhe operon Rrjetin Sizmologjik Shqiptar, pjesë e të cilit janë: rrjeti i lëkundjeve të dobëta sizmike ose rrjeti sizmografik, rrjeti i lekundjeve të forta ose akselerografik, rrjeti gjeodezik në ndihmë të studimit të karakteristikave sizmotektonike të Shqipërisë i përbërë nga disa stacione permanente regjistrimi (GPS).

Pas viteve 90, me përmirësimin e infrastrukturës e teknologjisë së këtyre rrjeteve, trasnmetimi i sinjalit dhe të dhënave valore sizmike realizohet nëpërmjet telemetrisë satelitore. Në këtë mënyrë, çdo sinjal sizmik mbërrin në qendrën kombëtare për tu përpunuar, në kohë thuajse reale. Sistemi VSAT (Telemetria me hapje shumë të vogël) është sot një nga teknologjitë më të përparuara në këtë drejtim që mundëson një tërheqje në kohë thuajse reale të çdo tipi informacioni sizmik (lëkundje të dobëta, të forta dhe GPS), pa ndërprerje dhe humbje të këtij informacioni dhe me një kosto shumë konkuruese. Përveç rrjetit lokal të përbërë nga 7 stacione sizmologjik të paisur më një llojshmëri instrumentash regjistrimi me ndjeshmëri të lartë dhe reagim të gjerë frekuencial, në qëndrën kombëtare mbërrijnë edhe regjistrime nga stacione të rrjeteve fqinjë si INGV apo AUTH, nëpërmjet një rrjeti vitual (internetit). Për përpunimin e këtij informacioni sot përdoren programe të avancuar kompjuterike, në bazë të të cilëve qëndrojnë rutina lokalizimi të tilla si Hypoinverse e Hypo71, të cilat përdoren gjerësisht sot në botën sizmologjike.

Salla e Monitorimit

Natyrisht, një pjesë thelbësore e këtyre rutinave janë modelet lokale të strukturës së shpejtësisë dhe shuarjes, që mundësojnë edhe aplikimin e tyre në mënyrë sa më reale e të besueshme. Aktualisht përveç ruajtjes së vlerave parametrike të përftuara nga nje analizë shumëplanëshe e informacionit sizmologjik në trajtën e buletinit dhe katalogut të tërmeteve të Shqipërisë, një pjesë të rëndësishme zë edhe ruajtja e informacionit valor shifror në formatet që përftohen nga një shumëllojshmëri sistemesh të regjistrimit sizmologjik (GBV-x16, Trident+BB_sensor, etj). Formatet aktuale të të dhënave valore që disponon qendra jonë kombëtare e monitorimit sizmologjik, konsistojnë në GSR, SEED, MINISEED dhe Nanometrics public format Y. Ndërsa, të dhënat parametrike ruhen e arkivohen në trajtën e skedarëve ASCII si dhe në Web. Paraqitja e tyre grafike, ndër të tjera, realizohet edhe në Google Map.

 

 

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...


kocaeli escort escort izmit brazzers porno porno resimleri