Buletini Mujor Klimatik

Buletini Mujor Klimatik i përgatitur nga Departamenti i Klimës dhe Mjedisit të IGJEUM, ka për qëllim të ofrojë një informacion shkencor mbi situatën meteorologjike të çdo muaji, menjëherë pas mbarimit të tij, si dhe në kontekstin klimatik, të japë vlerësime mbi ndryshimet klimatike dhe tendencën e tyre në Shqipëri.

Buletini do të përmbajë:

● Një vlerësim sinoptik dhe disa veçori kryesore nga pikëpamja meteorologjike që karakterizojnë muajin e analizuar.

● Të dhëna meteorologjike të cilat pasi janë kontrolluar, digjitalizuar, verifikuar e përpunuar sipas standardeve tekniko shkencore të OBM, referuar një sërë vendmatjeve të Sistemit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik, kryesisht për temperaturën e ajrit, reshjet atmosferike, etj; do të pasqyrohen në formë grafikësh, hartash, tabelash, etj, më qëllim që të jepet një vlerësim dhe ide e qartë për shpërndarjen në kohë e hapësirë për territorin e vendit tonë.

● Krahasimi me vlerat e normës referuar periudhës 1961-1990 apo periudhave të tjera kohore, do të mundësojë nxjerrjen e përfundimeve me vlerë se si janë dhe se si po shkojnë ecuritë e elementëve të ndryshëm klimatikë, në këndvështrimin e ndryshimeve klimatike për Shqipërinë.

● Bazuar në informacionet dhe produktet shkencore të vlerësimit të klimës prej qendrave më të njohura profesionale shkencore në botë me të cilat institucioni ynë ka marrëdhënie bashkëpunimi, do të jepen vlerësime për parashikim afatmesëm dhe afatgjatë të situatave të pritshme për muajt në vazhdim, që pasojnë datën e emetimit të çdo buletini.

● Rubrikat e fundit të këtij buletini kanë të bëjnë me pasqyrimin e informacioneve të ndryshme që kanë lidhje me arritje shkencore në fushën e meteorologjisë apo klimës në veçanti, jo vetëm në vendin tonë, ngjarje të veçanta si “Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë”, rezultate të punës kërkimore shkencore apo tematikave të ndryshme të realizuara nga studentë nën udhëheqjen shkencore të departamentit. Tematika të caktuara shkencore me vlerë për vlerësimin e Klimës si pasuri kombëtare, si dhe në funksion të situatave të caktuara meteorologjike apo dukurive të evidentuara do të jenë pjesë përmbyllëse e këtij buletini, të gërshetuara me konsiderata mbi efektivitetin që do të kishte përdorimi i informacionit meteorologjik dhe klimatik për të patur një zhvillim të qëndrueshëm e progresiv të ekonomisë së vendit tonë për të siguruar një mirëqenie më të mirë për popullin apo minimizuar pasojat nga dukuritë ekstreme të motit.

Bazuar në eksperiencën profesionale dhe në përvojën e gjatë në fushën e meteorologjisë dhe klimës mendojmë se ky buletin do ti vijë në ndihmë shumë përdoruesve të fushave të ndryshme të ekonomisë, studiuesve, vendimmarrjes në nivele të ndryshme, studentëve e po ashtu medias dhe informimit të publikut në tërësi, për të ditur mbi baza shkencore se çfarë po ndodh me klimën në Shqipëri dhe si pritet ajo në muajt apo vitet e ardhshme.

   BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr.6 2017
   BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr.5 2017
   BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr.4 2017
   BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr.3 2017

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...