Departamenti i Gjeologjisė

I. Struktura sipas grupeve dhe misionet.

 

1. Grupi kërkimor-mësimor: “Grupi i Studimeve Gjeologo-Tektonike”,  

Misioni 1:“Studimet regjionale”,

Misioni 2:“Studime të specializuara gjeo-natyrore,

             
2. Grupi kërkimor-mësimor:Grupi i Gjeoresurseve”

Misioni 3:“Modelime burimesh gjeo-natyrore”,

Misioni 4:Studime metalorë e jo metalorë”,

Misioni 5:  “Studime hidrokarbure e lëndë djegëse”,

 

3. Grupi kërkimor-mësimor:Grupi i Gjeoambjentit”

Misioni 6:Hartat gjeologo-ambjentale shumë qëllimore”,

Misioni 7:“Studime e monitorime gjeoambjenti e gjeorrisku”,

Misioni 8:“Studime e monitorime gjeoinxhinierie e ujrash nëntoksorë”,

 

Misionet si departament:

a. Studime për probleme madhore të shtetit; veprat infrastrukturore në rang shtetëror si: rrugë, hekurudha, ujesjellës, gazësjellës, urbanizime, etj., strategji zhvillimore e planifikuese mbarëkombëtare për erozionin lumorë e detarë, për përmbytjet, deformacionet tokësore, lëndët ndërtuese, etj., strategji zhvilimore kombëtare dhe pjesëmarrje në ato zhvillimore e planifikuese rajonale, europjane e me gjërë, studim formacionesh gjeologjike (litologji-dinamikë) si burim, ndjeshmëri e përshtatshmëri ndaj fenomeneve madhore, termete, përmbytje, etj.
  
b. Harta regjionale në kuadrin e gjithë Albanideve (hartat e formacioneve gjeologjike, të akuifereve, të përshtatshmërisë ndërtuese, të ndjeshmërisë dhe përshtatshmërisë së formacioneve gjeologjike ndaj ndotjeve, të ndjeshmërisë dhe përshtatshmërisë së formacionet gjeologjike ndaj fenomeneve madhore, termete, vullkane, etj, të reagimeve erozionale dhe akumuluese të formacionet gjeologjike, të shpërndarjes së resurseve gjeologjike, të rreziqeve gjeologjike dhe harta të rreziqeve natyrore).

c. Studim dhe monitorim rrjetesh regjionale (rrjetin sedimentologjik detarë, rrjetin sedimentologjik lumorë, rrjetin sedimentologjik shpatorë, rrjetin sedimentologjik liqenorë, rrjetin sedimentologjik akullnajorë, rrjetin sedimentologjik lagunorë-kënetorë dhe rrjetin gjeodinamik aktual).

d. Studime të specializuara;(në fushat e petrologjisë, mineralogjisë, paleontologjisë, gjeokimisë,kristalinëve,sedimenteve, metalorëve dhe jo metalorëve, hidrokarbureve lëndëve djegëse, mineraleve dhe shkëmbinjeve industrial, gjeoambjentit e gjeorriskut, gjeoinxhinierisë  dhe ujrave nëntoksorë dhe atë të hartografisë).

II. Projekte në kuadrin e Studimit: “Albanidet në Serinë e Hartave Regjionale, Shkalla 1:200000.
 
Projekti 1: “Saktësime e përmirësime të mëtejshme në aspektin e ndërtimit gjeologo-tektonik dhe strukturor të Albanideve” (Harta Gjeologjike e Albanideve),
me autorë; Prof.as.dr. Kujtim ONUZI dhe MSc Andrea UTA.

Projekti 2:
“Karakterizimi i njësive kryesore tektonike mbi bazen e tipareve litofaciale, strukturore dhe tektonike” (Harta e Njësive Kryesore Tektonike të Albanideve),
me autorë; Prof.as.dr. Petraq NAÇO dhe Dr. Viktor DODA.

Projekti 3:“Vrojtime dhe monitorime plotësuese e përgjithësuese, në kuadrin e Hartës ekzistuese netoktonike të Albanideve, shkalla 1:200000” (Harta e Dinamikës së Sotme të Albanideve),
me autor; Dr. Gjon KAZA. 

Projekti 4: “Harta e depozitimeve të reja në Albanide me punimet komplekse, punuar nëpërmjet programeve Autocad dhe Gis” (Harta e Depozitimeve të Reja të Albanideve),
me autor; Inxh.Vjollca DINAJ.

Projekti 5:“Harta Lito-formacionale e Albanideve, shkalla 1:200000”,
me autor; Prof.as.dr. Nezir Mekshiqi dhe Dr. Kristina GJEÇI.

Projekti 6: “Formacionet gjeologjike mineralmbajtëse të Albanideve dhe tiparet metallogjenike të tyre” (Harta Metollogjenike e Albanideve),
me autor; Dr. Vesel HOXHA.

Projekti 7: “Saktësime e përmirësime të mëtejshme në trajtimin e formacioneve gjeologjike të Albanideve si akujfere të ujrave nëntoksërë” (Harta Hidrogjeologjike e Albanideve),
me autor; MSc. Emanuela KIRI.

Projekti 8; “Vlerësimi dhe zonimi i formacioneve gjeologjike të Albanideve mbi bazen e vetive Gjeoteknike të tyre” (Harta Gjeologo-Inxhinierike e Albanideve),
me autor; Dr. Ylber MUCEKU.

Projekti 9: “Karakterizimi i formacioneve gjeologjike të Albanideve sipas ndjeshmërisë dhe përshtatshmërisë karshi llojeve të ndryshme të ndotjeve” (Harta Gjeologo-Ambjentale e Albanideve),
me autor; Dr. Fatbardha CARA.

Projekti 10: “Dinamika e zhvillimit të Albanideve në kuadrin e ndodhjet dhe përvijimit të rreziqeve gjeologjike, masat për parandalimin dhe lehtësimin e pasojave të tyre” (Harta e Rrezikut Gjeologjik të Albanideve),
me autor; Prof.dr. Jakup HOXHAJ.    

 

Në përfundim, e përbashkët për gjithë raportet, në radhë për t,u kryer me preçidencë, përveçse renditjes së grup-zonave gjeo-tektonike, gjë e cila tani është e qartë (viti i parë: Sazani, Jonike dhe Përkulje anësore; viti i dytë: Krujë-Dajt, Krast-Cukal e Alpe, dhe viti i tretë: Mirëditë, Korab e Gash, Gropat e brendëshme) janë:

1. Evedentimi i qartë, në  parashikim, ç,farë ndryshohet dhe ç’farë avancohet nga hartat ekzistuese (harta gjeologjike, harta tektonike, harta neotektonike, harta kuaternare, harta metalogjenike, harta hidrogjeologjike dhe harta e gjeo-riskut).
    
2. Shkurtimisht, por sakt, principet dhe metodikat që përdoren në ndërtimin e hartave të reja (harta lito-formacionale, harta gjeo-inxhinierike dhe harta gjeo-mjedisore).

3. Ndërtimi i maketeve, në Autokad, ose letër kalk, që këtë vitë, brenda 4 mujorit të parë, për të gjithë llojet e hartave.
    
4. Përpilimi i skicë-ideve të broshurave shpjeguese për të gjithë llojet e hartave, që këtë vitë, brenda 4 mujorit të parë.
    
5.  Si edhe këtë vitë, edhe për vitin 2013, kontakte me terrenin të dy hershme: vrojtuese, 15 Maj-15 Korrik (nga rreth 20 ditë) dhe verifikuese 15 Shtator-15 Nëntor (nga rreth 10 ditë), gjithësejt, rreth një muaj, sipas autorëve në projekte.

 

Hartat që realizohen në kuadrin e Studimit:
 “Albanidet në Serinë e Hartave Regjionale, dhe Gjeologo-Ambjentale, shkalla 1:200000”, afati:  2012 - 2014

 

A. Seria e Hartave Regjionale, shkalla 1:200000,

 

1. Harta e Rajonizimit Tektonik, Prof.as.dr. Petraq NAÇO, etj.

2. Harta Gjeologjike, Prof.as.dr. Kujtim ONUZI, MSc. Andrea Uta, etj.

3. Harta Lito-formacionale, Prof.as.dr. Nezir MEKSHIQI, Dr. Kristina Gjeçi, etj.

4. Harta e Depozitimeve të Reja, Prof.dr. Jakup HOXHAJ, etj.

5. Harta e Resurseve Gjeologjike, Dr. Vesel HOXHA, etj.

6. Harta Gjeologo-Inxhinierike, Dr. Ylber MUCEKU, etj.

7. Harta Formacionale e Pellgjeve Lumor, Dr. Fatbardha CARA, etj.

 

B. Seria e Hartave Gjeologo-Ambjentale, shkalla 1:200000,

 

8. Harta e Materialit Faktik, Inxh. Vjollca DINAJ, etj.

9. Harta Gjeologjike Bazë, Prof.dr. Jakup HOXHAJ,etj.

10. Harta e Zonimit Neotektonik, Dr. Gjon KAZA, etj.

11. Harta e Akujfereve të Ujrave Nëntokësorë, MSc. Emanuela KIRI, etj.

12. Harta e Përshtatshmërisë Ndërtuese, Dr. Fatbardha CARA, etj.

13. Harta Gjeologo-Ambjentale, Dr. Fatbardha CARA, etj.

14. Harta e Rrezikut Gjeologjik, Prof.dr. Jakup HOXHAJ, etj.

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...