Departamenti i Sizmologjisė

Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë (Figura 1). Studimet Sizmologjike në Shqipëri realizohen nga Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, i cili është pjesë e UPT-së. Pjesë përbërëse e këtij departamenti është Rrjeti Sizmologjik Shqiptar (ASN), Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta (ASMN), si dhe Rrjeti Gjeodinamik (GNSS). Këto rrjete janë të vetmet me anën e të cilave realizohet monitorimi dhe studimi i aktivitetit sizmik në Shqipëri. Një nga detyrat kryesore të këtij departamenti është informimi në kohë reale i opinionit publik dhe organizmave shtetërore në rastet kur ndodhin tërmete të fortë në vend. Aktualisht, Rrjeti Sizmologjik Shqiptar (Figura 2) është i përbërë nga 13 stacione të paisura me instrumenta të ndryshëm digitalë, kurse Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta disponon 34 stacione digitalë (16 akselerografë të tipit SMA-1 të përshtatura me teknologji digitale, 10 sisteme CMG-5TD dhe 8 sensorë CMG-5T) të shpërndara në qytete të ndryshëm të vendit. Një sistem i ri digital i cili përdor komunikimin satelitor (VSAT) është tashmë në operim si pjesë e rrjetit tonë sizmologjik. Shtatë stacione periferikë të cilët transmetojnë në kohë reale janë instaluar në Sarandë (SRN), Peshkopi (PHP), Korçë (KBN), Bajram Curri (BCI), Pukë (PUK), Tiranë (TIR) dhe Vlorë (VLO). Sistemi sizmografik satelitor Libra përfshin sistemin qëndror (VSAT Hub, Libra Nanometrics), paketën e softwareve NaqsServer për mbledhjen e të dhënave si dhe 7 paisje periferike të tipit Cygnus të konfiguruara për të mundësuar transmetimin e të dhënave të sensorëve tre-komponentësh me brez të gjërë frekuencial (Trillium 40T dhe CMG-40T), si dhe digitalizuesit 24 bits (Trident).

Është realizuar shkëmbimi në kohë reale i të dhënave të përftuara nga rrjeti sizmografik satelitor (VSAT) me INGV (Romë) dhe Universitetin e Selanikut. Po punojmë për të realizuar shkëmbimin në kohë reale të të dhënave sizmologjike me rrjetin mesdhetar MedNet dhe rrjetet sizmologjike të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, etj. Është siguruar paketa përkatëse e programeve SeisComP 3.0 (GEOFON, Potsdam). Kërkohet rritja e kapaciteteve tona për transmetimet në Internet. Rrjeti ynë VSAT u antarësua në Federatën Ndërkombëtare të Rrjeteve Sizmografike Digitalë (FDSN) dhe në Qendrën Ndërkomëtare të Kërkimeve Sizmologjike (IRIS). Ne kontribuojmë në këto organizma duke transmetuar në kohë reale të dhënat e regjistruara nga stacionet tona VSAT, dhe mund të shfrytëzojmë të gjitha arkivat e tyre digitale

Departamenti Sizmologjisë është angazhuar në projektin NATO SfP 983054 (BSHAP), të financuar nga programi "Science for Peace and Security" i NATO-s. Pjesëmarrja jonë ka qenë mjaft aktive në të gjitha fazat e realizimit të projektit: përpilimi i metodologjisë së vlerësimit të rrezikut sizmik, ndërtimi i katalogut të unifikuar të tërmeteve, zonimi sizmotektonik, etj. (shih http://www.wbalkanseismicmaps.org/).


Figura 1. Shpërndarja e epiqëndrave të tërmeteve në Shqipëri dhe zonën përreth (510 B.C. 31/12/2008, MW≥4.0)



Figura 2. Rrjeti Sizmologjik Shqiptar dhe stacionet e vendeve fqinjë me të cilat departamenti shkëmben të dhëna në kohë reale.

INTERNATIONAL COLLABORATION

 

The  collaborating  institution

The  collaboration programme

1

EMSC (European Mediterranean Seismological Center)

Member

2

ESC (European Seismological Commission)

Member

3

IASPEI (International Association of seismology and Physics of the earth’s Interior)

Member

4

IUGG (International Union of Geodesy and Geophysics)

Member

5

ORFEUS (Observations and research Facilities for European Seismology)

Contribution with data of the monitoring network

6

IRIS (Incorporated Research Institutions for Seismology)

Member

7

FDSN (Federation of Digital Seismological Networks)

Member

8

NEIC-USA (National Earthquakes information Center)

Contribution with data of the global monitoring network

9

CTBTO (Comprehensive Nuclear Test Ban Treaty Organization)

Member, NDC

10

INGV Rome (National Institute of Geophysics and Vulcanology)

Real time monitoring network data exchange

11

MedNet (Mediterranean Seismological Network)

Member

12

ISK (Seismological Institute of Kosovo)

Protocol of collaboration

13

MSO (Montenegrin Seismological Observatory)

Real-time monitoring network data exchange

14

MSO (Montenegrin Seismological Observatory)

Real-time monitoring network data exchange

15

University of Savoir, France

Collaboration in the framework of the GPS data exchange


Laboratori i Sizmologjise

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...