Departamenti Ekonomise Ujore Dhe Energjive Te Rinovueshme

Disa nga objektivat me te rëndësishme te këtij departamenti janë :

  • Vlerësimi i resurseve ujore kombëtare.
  • Dinamika e ujërave sipërfaqësore me te gjitha aspektet e veta.
  • Energjitë e rinovueshme.

Ky departament është baza e informacionit ne planet e menaxhimit te baseneve dhe shfrytëzimit te resurseve ujore për qëllime te ndryshme ne ekonomi.
Pjesëmarrja aktive ne projektet e ndryshme dhe takimet qe zhvillohen edhe jashtë institucionit është  një pike shume e rëndësishme e cila duhet inkurajuar duke qene se jemi nje sherbim kombëtar dhe i vetëm ne ketë fushe.

Ky departament luan një rrol shume te fort ne ekspertiza te cilat kërkohen ne mënyrë te organizuar dhe institucionale. Lidhja qe është krijuar ne këto vite ne shërbim te emergjencave civile duhet qe te zhvillohet edhe me tej duke vazhduar aplikimet e përbashkëta ne projekte te cilat kane rezultuar fitues ne te kaluarën dhe kane sjelle fonde te cilat kane qene shume te nevojshme ne departament.

Këto projekte duke qene edhe kërkimore edhe aplikative ne lidhje me institucione te rëndësishme ndërkombëtare janë edhe baza e kualifikimit për stafin e ri. Kjo është një mundësi shume e mire edhe për stafin jashtë institutit por qe dëshiron ta kryej këtë aktivitet pranë institucionit tone.

Kualifikimi i personelit te ri te ketij departamenti eshte shume i nevojshem per te lene nje vazhdimesi ne keto fusha. Kalimi i teknologjise se stacioneve nga manual ne automatik por edhe kualifikimi i te pakten dy personave nga stafi ndihmes per te mirembajtur kete rrjet do te jete nje domosdoshmeri per te ardhmen.

Përmbytjet

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...