Bashkėpunim rajonal nė Ballkan pėr monitorimin dhe mbrojtjen nga katastrofat natyrore

Me mbėshtjen e qeverisė gjermane, nėpėrmjet Shoqėrisė Gjermane pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, GIZ, ekspertėt e katėr shteteve ballkanike po shfrytėzojnė pėrdorimin e teknologjive tė avancuara nė monitorimin online tė treguesve hidrometeorologjike nė funksion tė njė reagimi sa mė tė shpejtė dhe tė marrjes sė masave tė duhura  kundėr efekteve qė shkatojnė katastrofat natyrore. Ashtu si dhe nė mjekėsi, edhe nė pėrballimin e fenomeneve tė natyrės, parandalimi ėshtė mė i lirė edhe se kurimi. Duke qenė se Shqipėria dhe vendet rreth saj vitet e fundit janė pėrballur me situata tė vėshtira nga ndryshimet klimatike, atėherė ka nisur njė kooperim mes tyre pėr tė shkėmbyer nė mėnyrė tė ndėrsjelltė tė dhėna qė i vlejnė njė vendimarrjeje efikase nė kohė, nga ana e vendimarrėsve, si njė performancė qė  pėr minimizon sa tė jetė e mundur dėmet qė shkaktohen.

Überschwemung, Nordalbanien, Ort Gjabije, Vorort von Shkodra.
Autor: Lekė Plani
Pėrmbytjet nė Veri tė Shqipėrisė nė 2010

Parandalim dhe minizim i pasojave tė katastrofave natyrore

Prof. Petrit Zorba, shef i departamentit tė klimės dhe mjedisit nė Institutin e Gjeoshkencės, Energjisė, Ujit dhe Mjedisit nė Tiranė ėshtė njėri prej ekspertėve qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė projekt mes katėr shteteve, mbėshtetur nga Shoqėria Gjermane pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, GIZ. Ai shprehet pėr DW, se bashkėpunimi synon zvogėlimin e impaktit tė ndryshimeve klimatike. Sipas prof. Zorbės, nė rastin e pėrmbyjtjeve ose fenomeneve tė tjera katastrofike nuk preket vetėm territori i njė vendi, por dhe tė tjerėve pėrreth, ndaj dhe ka rėndėsi nė kėtė rast aplikimi i projekteve tė pėrbashkėta ndėrkufitare. “Nė kuadėr tė zvogėlimit tė kėtyre impakteve, pra, tė pėrmbytjes, tė thatėsirės, dukurive tė zjarreve nė pyje etj., qė tė minimizohet dukuria nė vetvete, por dhe pasoja kur ėshtė i pamundur mėnjanimi i saj, atėherė si nė rastin e mjekėsisė, parandalimi ėshtė mė mirė se sa kurimi. Marrja e masave nė kohė ėshtė me shumė rėndėsi, ndaj ne nė fushėn hidrometerologjike duhet tė kemi njė vlerėsim tė situatės nė rajon. Fluksi i tė dhėnave qė mblidhen pasi pėrpunohet ėshtė i vlefshėm pėr tė gjitha vendet e pėrfshira, qė mė pas mund tė ndėrhyjnė dhe tė marrin masat e duhura pėr ta minimizuar dukurinė qė mund tė jetė e vrojtueshme.”

Monitorimi dhe parashikimi i dukurive klimatike

Monitorimi i treguesve hidrometeorologjike ėshtė njė process qė kryet prej dekadash nga vendet e rajonit. Mjafton tė pėrmendet fakti qė stacioni mė i vjetėr hidrometeorologjik nė Pellgun e rrjedhjes sė lumit Drin ėshtė ai i Shkodrės, qė i ka filluar matjet qysh nė vitin 1888, mė pas kanė nisur tė ngrihen stacione edhe nė vendet e tjera. Por falė zhvillimeve teknologjike tė fundit ėshtė parė e domosdoshme qė aktiviteti pėr ēdo shtet tė bėhet integral, tė jetė i pėrdorshėm edhe pėr tė tjerėt. Sepse dhe dukuritė natyrore nuk kanė “kufij” ato pėrfshijnė jo njė, por dy a mė shumė shtete. “Nė 10 – 15 vitet e fundit me zhvillimin e teknlogjisė kushtet e vrojtimit hidrometeorologjik janė pėrmirėsuar dhe nė shumė raste janė ngritur stacione elektronike. Pėrveē matjes bėhet dhe transmetimi i informacionit online. Kėshtu qė ideja e projektit ėshtė qė aty ku ka problematika tė bėhet njė monitorim online dhe mė pas vendimarrja tė jetė mė e shpejtė nė kohė.”, thotė pėr DW, prof. Petrit Zorba nga Instituti i Gjeoshkencės, Energjisė, Ujit dhe Mjedisit nė Tiranė.

l'm sending a picture from Tirana to illustrate the background on the support of Germany for regional countries to prevent the climatic change effects. 
Description:
1. Prof. Petrit Zorba - the expert of hydro- meteorological indicators speaking for DW.
PS: Please you could put my name in the bottom of the photo - as the author- when it will shown in our website. 
Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania 
Place: Tirana, Albania 
Best regards! 
Arben Muka 
DW Correspondent in Albania 
00355 68 35 333 48 
Arben.Muka@dw-world.de 
Tirana/ Albania
Prof. Petrit Zorba

Ndėrtimi i njė strukture mikse me ekspertė nga tė 4 vendet fqinje bėn tė mundur qė vendimarrėsve t'u jepen tė dhėna mbi prognozat klimatike. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme p.sh. nė rastin e pėrmbytjeve pėr kontrollin ndaj intensitetit tė prurjeve tė lumenjve Drini e Buna. “Komunikimi ėshtė i natyrės profesionale, pra, sė pari ėshtė shkėmbimi i informacioneve nga stacionet e katėr vendeve. Janė bėrė disa takime paraprake ku janė pėrfshirė tė gjithė aktorėt, si ata tė niveleve tė larta, ashtu dhe nė nivel tė ekspertėve. Duhet thėnė se ky informacion shėrben gjithshtu pėr tė pasur nėn kontroll dhe pėr tė reaguar edhe ndaj dukurive tė tjera tė dėmshme, si pėr rėnien e zjarreve, pėr thatėsirėn, pėr rrėshqitjet e tokės, pėr orteqet, pėr nivelin e bllokimit nga bora e ngrica. Pra, janė njė sėrė autputesh tė tjera qė mund tė jenė me interes pėr t'u vlerėsuar”- thotė Prof. Zorba.

Edhe Banka Botėrore, apo institucione tė tjera ndėrkombėtare janė duke aplikuar programe tė orientuara tek vrojtimi dhe marrja e masave sa mė tė shpejta pėr tė minimizuar dėmet qė vijnė nga ndryshimet klimatike.

Publikuar nga DW

National Centre for Forecast and Monitoring of Natural Risks

 

Monitoring of seismic activity Center

Monitoring real-time 24/24 hours

Monthly Seismological Bulletin

Periodic publication of earthquake wave data, source parameters and their magnitudes...