Gjeoshkencat: Situata mė kritike nesėr dhe pasnesėr, kjo situatė ndryshe nga tė kaluarat

Petrit Zorba, ekspert i pranë Institutit të Gjeoshkencave, duke sqaruar situatën nga moti i keq në vend, thotë se kjo situatë ka disa karakteristika krahasuar me rastet e tjera.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në ekranin e Ora News, Zorba tha se situata nga reshjet do të shkojë drejt përmirësimit, por lumenjtë do të mund të tejfryhen gjatë së shtunës dhe të dielës.

Zorba: Unë do të evidentoja disa pika kryesore. Në radhë të parë, kjo situatë ka përfshirë të gjithë territorin, në raste të tjera kanë prekur zona të caktuara. Në këtë rast kemi një situatë krejt të veçantë.

E dyta, masat ajrore kanë qenë nga jug-perëndimi duke sjellë temperatura të larta. Kjo ka bërë që reshjet e shiut të shtohen. Pellgu ujëmbledhës i Shqipërisë është më i madh se territori për shkak se grumbullon ujëra edhe nga fqinjët.

Edhe gjatë dy-tre javëve të fundit ka pasur reshje, që do të thotë se toka ka qenë e ngopur me ujë.

Për muajin nëntor në kontinentin evropian kemi pasur 8 stuhi dhe nga këto 6 kanë prekur Mesdheun si dhe 4 Ballkanin.

Situata do të vazhdojë edhe në 3-4 ditët e ardhshme do të jetë problematike, pavarësisht se reshjet mund të jenë të vogla.

Deri mëp datën 4-5 dhjetor situata do të vijë drejt përmirësimit. Në qoftë se situata paraqitet me reshje në pjesën juglindore të vendit, situatën më shumë problematike do ta shikojë nesër dhe pasnesër. Qytetarët të kenë kujdes.

National Centre for Forecast and Monitoring of Natural Risks

 

Monitoring of seismic activity Center

Monitoring real-time 24/24 hours

Monthly Seismological Bulletin

Periodic publication of earthquake wave data, source parameters and their magnitudes...