Mbi pjesmarrjen ne Workshop-in Sizmik ne kuadrin e programit "Science for Peace and Security" te NATO-s, mbajtur me 21-22 Maj 2012 ne Stamboll,Turqi.

Ne data 21-22 Maj 2012 ne Stamboll u zhvillua Workshopi Sizmik i organizuar dhe financuar nga programi  “Science for Peace and Security” i NATO-s.  Me ftese te organizatoreve te tij ne kete takim nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moren pjese Prof.Dr.Llambro Duni dhe Prof.Dr.Neki Kuka.

Qellimi i seminarit ishte te mblidhte bashke punonjesit shkencore kryesore te perfshire ne projektet sizmike te financuara keto 15 vitet e fundit nga programi “Shkenca per Paqe” me qellim qe bashkedrejtuesit e ketyre projekteve te paraqesin rezultatet e arritura prej tyre. Krahas vleresimit te arritjeve seminari analizoi edhe problemet e hasura si dhe sfidat dhe drejtimet ku duhen perqendruar studimet e ardhshme ne fushen e sizmologjise. Gjithashtu u shkembyen pikepamje se si program SPS i NATO-s mund te mbeshtese me mire studimet sizmologjike ne vendet e NATO-s dhe ne vendet partnere.

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...