Lėkundje tėrmeti, nuk ka tė lėnduar

Qyteti i Librazhdit ka regjistruar lėkundje tėrmeti nė orėt e mbrėmjes sė tė shtunės. Nga tė dhėnat e marra prej autoriteteve vėrtetohet se, fatmirėsisht, nuk janė shėnuar tė lėnduar apo dėme materiale.
Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se lėkundjet janė ndjerė edhe nė qytetin e Elbasanit. Janė rikthyer sėrish lėkundjet e forta tė tėrmetit nė qytetin e Librazhdit. Nga lėkundjet qė u regjistruan mbrėmjen e sė shtunės, rreth orės 23:35 minuta nuk janė shėnuar dėme materiale, pėrveē njė paniku tė pėrhapur te banorėt.
Nga burime tė rrjetit sizmologjik tė Institutit tė Gjeoshkencave, mėsohet se lėkundjet kanė qenė me magnitudė 3.8 gradė tė shkallės Rihter dhe intensiteti nė epiqendėr 5 ballė. Sipas tė njėjtave burime, kjo ėshtė njė zonė aktive dhe lėkundjet mund tė vazhdojnė, por me njė intensitet mė tė vogėl nga ato qė u regjistruan mbrėmė, dhe nuk do tė ketė rrezik.
Lėkundjet e tėrmetit janė ndjerė edhe nė qytetin e Elbasanit, ku intensiteti i lėkundjeve ka qenė prej 4 ballėsh, por nuk ka pasur dėme materiale. Ky tėrmet pason atė tė rėnė dy javė mė parė, po nė kėtė zonė, ku pėr 90 minuta u ndien 5 lėkundje.

Marre nga Gazeta Shqip 10/11/2008

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...