Qeveria miraton krijimin e Qendrės se Studimeve Albanologjike

Kryeministri Berisha paraqiti sot nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave vendimet e qeverisė pėr modernizimin e institucioneve kėrkimore dhe kalimin e tyre pranė institucioneve mėsimdhėnėse.

Kryeministri u shpreh se kėto vendime, tė cilat paraqiten pas njė pune tė gjatė dhe tė pėrkushtuar tė njė grupi tė gjerė studiuesish dhe pėrfaqėsuesish tė botės akademike, shėnojnė njė kthesė rrėnjėsore drejt shkėputjes nga njė njė formė e vjetėr e organizimit tė shkencės dhe vendosjen e saj nė alternativėn perėndimore.

Kryeministri theksoi se reforma e institucioneve kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave ka patur vetėm njė synim kryesor, atė tė fuqizimit, mbėshtetjes dhe pėrsosjes sė organizimit tė veprimtarisė kėrkimore shkencore tė kėtyre institucioneve, si dhe vendosjen e tyre mbi platforma moderne perėndimore.

Kryeministri theksoi se kėto institucione do tė mbėshteten fuqimisht nga qeveria me financime dhe investime me qėllim qė tė funksionojnė me standartet mė tė larta bashkohore.

Duke vlerėsuar se mėsimdhėnia dhe kėrkimi shkencor lidhen nė mėnyrė pėrfundimtare dhe organike me njėra tjetrėn, Kryeministri theksoi se universitetet janė djepi i gjenisė krijuese, i mendimit intelektual dhe atij shkencor.

Duke u nisur nga kjo, nė pėrputhje me fushat dhe prioritetin e tyre, do tė krijohet Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila do tė pėrfshijė disa institute, si ai i albanologjisė, instituti i arkeologjisė dhe ai i historisė, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se ky institucion duhet tu thotė shqiptarėve tė vėrtetėn mbi historinė e tyre, pasi edhe sot e kėsaj dite ata e kanė tabu historinė e tyre. Gjithashtu kryeministri u shpreh se eshtė e domosdoshme qė kėtij instituti ti kėrkohet tė bėjė historinė jashte tendencioziteteve ideologjike.

Ndėr te tjera, Kryeministri veēoi vendimin pėr krijimin e Institutit tė Antropologjisė Kulturore, i cili u shpreh kryeministri ka njė vlerė tė madhe. Duke vlerėsuar potencialin e jashtėzakonshėm tė studiuesve shqiptarė nė fusha tė tilla si ajo e gjuhėsisė, historisė, arkeologjisė, etj, Kryeministri shprehu besimin se kjo qendėr do ti japė njė shtytje tė madhe shkencave albanologjike tė vendit.

Kryeministri theksoi se me funksionimin e kėtyre Instituteve tė rėndėsishme do tė pakėsohet burokracia dhe do tė zhvillohet shkenca nėpėrmjet investimeve dhe financimeve pėr tė.


Ndėr tė tjera, Kryeministri u shpreh:

Pėrveē kėtij vendimi tė rėndėsishėm do tė thoja se nė kėtė mbledhje ne kemi edhe njė seri vendimesh tė tjera tė rėndėsishme, ndėr tė cilat unė do tė veēoja projektvendimet pėr reformėn e institucioneve kėrkimore. Pas njė punė te gjatė tė kujdesshme dhe me pėrkushtim tė njė grupi tė gjerė studiuesish, pėrfaqėsues tė botės akademike shqiptare, Ministria e Arsimit ka sjellė kėto vendime me tė cilat shpreh bindjen mė tė madhe se shėnohet njė kthesė rrėnjėsore drejt shkėputjes nga njė alternativė sė cilės i ka kaluar koha, shkėputjes nga njė formė organizimi e shkencės dhe vendosjen e saj nė alternativėn perėndimore.

Nė reformėn e institucioneve kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave ka patur vetėm njė synim kryesor, fuqizimin , mbėshtetjen, pėrsosjen e organizimit tė veprimtarisė kėrkimore shkencore tė kėtyre institucioneve, vendosjen e tyre aty ku ato sot qėndrojnė nė tė gjitha vendet perėndimore, shkeputjen e tyre nga platforma e vjeter burokratike.

Nuk duhet tė mohojmė pėrpjekjet e stafeve tė gjera akademike pėr tu shėkputur, por modeli ishte i vjeter, dhe pėr ata qė kanė punuar me modele, kėto modele nuk zėvendėsohen duke ndryshuar, por duke vendosur njė model tė ri. Nė qoftė se tenton tė arrish njė gjė tė re me njė model tė vjetėr, pėrsėrit tė shkuarėn.

Mėsimėdhėnia dhe kėrkimi shkencor lidhen nė mėnyrė pėrfundimtare dhe organike. Universitetet janė djepi i gjenisė krijuese, imendimit intelektual, i mendimit shkencor, pra nė pėrputhje me fushat dhe prioritetin e tyre, krijohet qendra e studimeve albanologjike e cila pėrfshin pas vėrejtjeve dhe sugjerimeve qė kanė bėrė personalitet tė shquara kanė vendosur qė nė kėtė qendėr tė pėrfshihen disa institute, instituti i albanologjisė, instituti i arkeologjisė, instituti i historisė dhe uroj qė ky institut tu thotė shqiptarėve tė vėrtetėn mbi historinė e tyre. Edhe sot e kėsaj dite shqiptarė e kanė tabu historinė e tyre. Ėshtė e domosdoshme qė kėtij institut ti kėrkohet tė bėjė historinė jashtė tendencioziteteve ideologjike etj. Mund tė jemi i vetmi komb qė ende nuk mund tė njohin historinė e tyre. Nė se diku mund tė mendohet se kjo nuk ka intereson, pėr tė mos thėnė ndonjė tjetėr se kjo na turpėron, sepse sigurisht po ti nxjerrėsh gjėrat jasht kontekstit tė kohės mund tė dalin ndryshe, por shqiptaret nuk kanė pse tė mos vlerėsojnė historinė e tyre, arritjet, dėshtimet, sukseset, disfatat, nė mėnyrė qė ajo tė bėhet gjithnjė e mė shumė racionale.

Njė institut tjetėr do te jetė institute i Antropologjisė kulturore, Institute i kulturės popullore dhe arteve dhe kjo merr njė vlerė shumė tė madhe. Instituti i Arkeologjisė eshte njė tjetėr institucion i rėndėsishėm i kėsaj qendre, e cila do tė quhet Qendra e Studimeve Albanologjike. Pra, pakėsohet buroktracia, shtohet shkenca, shtohen investimet dhe financimet. Ne kemi njė potencial tė jashtėzakonshėm nė kėto fusha, si nė fushėn e gjuhėsisė, historisė, arkeologjisė. Njė vend tė pasur me zona arkeologjike sa askusht tjetėr. Tė pasur nė kulturėn e tij dhe mjerisht jo tė ekspozuar sa duhet. Kam besim se kjo qendėr do tė shkėlqejė dhe do ti japė njė shtytje tė madhe shkencave albanologjike tė vendit, shkenca bazė tė kombit shqiptar.




Do tė ngrihet Instituti i Gjeoshkencave pranė Universitetit Politeknik tė Tiranės dhe ky pėrfshin njė seri departamentesh, institutesh me njė rol shumė tė madh nė rritje. Disa prej kėtyte institucioneve kanė pėsuar njė rrudhje tė madhe. Sot hidrometereologjia pėrbėn njė nga pėrparėsitė e mėdha tė kėtij vendi, por ky institut nuk kryen dot pėr shkak tė mungesės sė fondeve, as detyrėn mė elementare tė monitorimit tė pasurisė sė parė tė kėtij vendi, tė ujrave. Unė dhash kėtė shembull, por probleme tė tilla mund tė kene edhe institucione tė tjera.

Qeveria ėshtė e vendosur tu japė atyre tė gjithė buxhetin , tė gjithė mbėshtetjen, tė gjithė hapsirėn qė ato tė pėrmbushin msionin e tyre, nė mėnyrė qė ato tė krijojnė ligjėrisht hapsira tė reja tregu.

Nė tė vėrtetė kjo reformė pėrbėn njė modernizim real tė universiteteve tona. Me kėtė reformė universitett tona ngjasojnė me shumė se kurrė me universitet e vendeve tė tjera perėndimore.

Duhet tė konsiderojmė dhe tė rikonsiderojmė rritjen e buxhetit pėr kėrkime shkencore, investimin nė ekselencėn shqiptare. Njė fond ėshtė krijuar, ky fond do tė fuqizohet, njė fond I dytė do tė krijohet pėr ekselencat jo vetėm nė botėn akademike, por ekeselencat nė administratėn publike shqiptare, ndaj dhe ministria e arsimit duhet tė monitorojė sė bashku me Kėshillin e lartė tė arsimit, zbatimin e kėsaj reforme, tė shqyrtojė tė gjithė problematikėn dhe vėshtirėsitė qė mnund tė dalin nė zbatimin e saj, tė ndėrhyjmė dhe tė lehtėsojmė maksimalisht konsolidimin e saj. Kjo ėshtė njė reformna shumė e rėndėsishme pėr vendin, sepse ka tė bėjė me tė ardhmen e vendit, tė universiteteve, me tė ardhmen e zhvillimit tėrėsor tė Shqipėrisė.

Ėshtė e domosdoshme qė nė procesin e integrimit tė mund tė shfrytėzohėn tė gjitha lehtėsirat qė siguron ky proces pėr fuqizimin e kėrkimit shkencor. Kjo kėrkon antarėsimin nė nisma tė caktuara, kėrkon buxhetim tė kėtyre nismave, nė mėnyrė qė tė pėrfitohet maksimalisht prej tyre, por unė kam besimin qė Ministria e Arsimit, Ministria e Integrimit, do tė bashkėpunojnė ngushte pėr suksesin e plotė tė kėsaj reforme.

 

22/08/2007

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...