Studimet nuk zbatohen nė shumė ndėrtime


INTERVISTE ME DREJTORIN E INSTITUTIT TE GJEOSHKENCAVE,  
 
PROF. DR. ISMAIL HOXHA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ben ANDONI:Kush eshte problematika e institucionit tuaj, pse kujtohen per studiuesit, gjithmone kur ka shqetesime dhe … si eshte realiteti i ndertimeve ne ditet e sotme ?

 



Studimet nuk zbatohen nė shumė ndėrtime

Intervistoi : Ben Andoni

Shembja e pallatit, qė ndodhi nė Gjirokastėr, tregoi papėrgjegjshmėrinė e ndėrtimeve nė vendin tonė, por edhe rreziqet me tė cilat mund tė pėrballemi nė ēdo ēast. Te mendosh se: Shqipėria ka njė aktivitet sizmik tė konsiderueshėm nė Ballkan. E per kete, referencat e tėrmeteve nė shekuj, nuk kanė munguar asnjėherė. Specialistėt pretendojnė se duhet kujdes kur flasim pėr rrezikshmėri tė lartė nga tėrmetet. Nė ditėt tona, kur ka shumė ndėrtime, zona me rrezik tė lartė mund tė rezultojnė edhe rajone tė tjera tė vendit, qė karakterizohen nga troje tė dobėta, tė paqėndrueshme (tė shkrifėta, lymra, torfa, troje tė ngopura me ujė, troje nė terrene tė rrėshqitshėm dhe me pjerrėsi tė madhe, troje nė afėrsi tė thyerjeve tektonike aktive, etj), tė cilat e rrisin ndjeshėm efektin sizmik edhe kur ndodhin tėrmete tė “vegjėl” nė madhėsi. Instituti i Gjeoshkencave punon me njė rrjet monitorimi me 12 stacione dhe njė staf profesionistėsh, qė kontribuon direkt nė punėn e strukturave tė Emergjencės Civile, tė cilat u duhet nė kohė reale pėrgjigje pėr dy pyetjet kryesore, qė dalin kur ndodh njė tėrmet: Ku ėshtė epiqendra dhe sa ėshtė madhėsia e tėrmetit. Gjithsesi, pėr studiuesit, ėshtė treguar se kėrkohet ndihmė vetėm kur kanė ndodhur fatkeqėsi.

Ata kanė kėrkuar herė pas here qė Instituti tė ketė pėrfaqėsuesit e vet nė KRRTRSH, si dhe nė KRRT e Bashkive kryesore. Ata mendojnė se kjo do tė ishte e vetmja gjė, qė ata tė ushtronim edhe njė detyrė kontrolli nė lidhje me ato aspekte tė vendim-marrjes qė kanė tė bėjnė me punėn e tyre. Por, “Megjithėse ekziston njė vendim i posaēėm i qeverisė “Pėr studimet Inxhiniero-sizmologjike tė veprave ose ndėrtesave tė veēanta qė nuk parashikohen nė Kushtin Teknik tė Projektimit pėr ndėrtimet antisizmike KTP-N.2-89” (VKM Nr. 350, datė 12/06/1995), studimet pėr vlerėsimin e rrezikut sizmik nuk realizohen pėr shumė objekte me rėndėsi qė trajtohen nė kėtė vendim”, rrėfen pėr MAPO-n drejtori i Instituti tė Gjeoshkencave, Prof. Ismail Hoxha.

Profesor! Ju lutem me ēfarė problematike pėrballet sot Instituti juaj dhe sa i shėrben ai realisht zhvillimit tė vendit? A ėshtė i vėrtetė konstatimi, qė pėr ju kujtohen gjithmonė kur ka probleme...

“Instituti i Gjeoshkencave ėshtė njė njėsi kryesore e Universitetin Politeknik, i krijuar nė kuadrin e reformės sė sistemit tė kėrkimit shkencor nė vendin tonė dhe nė pėrbėrjen e tij ka katėr departamente, studimet e tė cilėve janė orientuar respektivisht nė fushat e gjeologjisė, gjeofizikės, sizmologjisė dhe gjeoinformacionit.

 

 

 

 Me kėtė riorganizim tė ri, duke u integruar si institucion shkencor universitar, ai pėrbėn njė aset mjaft tė rėndėsishėm pėr vendin, pasi ai mund tė realizojė me efektivitet qėllimin e trefishtė: kryerjen e kėrkimit shkencor, transferimin e arritjeve shkencore nėpėrmjet mėsimdhėnies dhe kryerjen e shėrbimeve pėr tė tretė nė fushėn e gjeoshkencave.
Nė praktikė studimet e gjeoshkencave konsistojnė nė vlerėsimin e tokės dhe nėntokės nė aspektin e dyfishtė tė saj nga njėra anė si gjeo-resurse, pra si burim tė pasurive minerale, po ashtu edhe nė aspektin tjetėr si gjeo-rreziqe, pra pėr dėmet qė ajo mund tė sjellė pėr shoqėrinė.

Qėllimi i kėtyre studimeve ėshtė tė kontribuojnė nė zhvillimin e sigurt dhe tė qėndrueshėm tė vendit. Nė aspektin e gjeo-resurseve studimet konsistojnė nė krijimin e njė sistemi informativ kompjuterik te bazuar nė njė bazė tė dhėnash dixhitale tė gjeoinformacionit, i cili tė jetė i disponueshėm mjaft lehtė edhe nėpėrmjet internetit nga tė gjithė tė interesuarit, studiues ose investues tė ndryshėm. Ndėrsa studimet qė trajtojnė problemet e gjeorreziqeve nė vend synojnė tė zgjidhin njė problematikė mjaft tė gjerė pėr sa i pėrket rrezikut sizmik, gjeologjik dhe atij tė ujėrave nėntokėsorė.

Pėrsa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes, do tė thosha qė nė pėrgjithėsi kjo ėshtė e drejtė. Pėr fat tė keq, vihemi nė qendėr tė vėmendjes mbasi ndodhin probleme. Nė praktikėn e punės tonė tė pėrditshme parashtrojmė probleme tė ndryshme autoriteteve, veēanėrisht Bashkive, Komunave dhe Institucioneve tė ndryshme vendore tė rrisin shkallėn e pėrgjegjshmėrisė nė marrjen e vendimeve qė kanė tė bėjnė me menaxhimin e territorit dhe kompletimin e kuadrit tė nevojshėm ligjor qė ka tė bėjė me aspektet ndėrtimore ose mjedisore tė cilat ēojnė nė ndryshimin e ekuilibrit natyral tė territorit.
Disa herė ėshtė ngritur problemi i ripunimit tė kodit tė projektimit tė vendit, i cili ėshtė i vitit 1989. Ėshtė praktikė e njohur ndėrkombėtare qė kėto kode tė ripunohen herė pas here pėr 2 arsye kryesore: (1) Disiplinat e inxhinierisė, sizmologjisė, gjeoteknikės, etj. shėnojnė arritje nė punėn e tyre, e kėto arritje ėshtė e domosdoshme qė tė gjejnė zbatim nė kodin e projektimit tė njė vendi dhe (2) nė kėto kode duhet tė pasqyrohet edhe pėrvoja e fituar nga dėmtimet qė ndodhin herė pas here nė vende tė ndryshme nga tėrmetet e forta. Ka dukuri tė cilat, pėr mendimin tonė nuk trajtohen me kujdesin e duhur, siē ėshtė , p.sh. dukuria e lėngėzimit tė depozitimeve tė shkriftė (rėrat) me tė cilat janė tė ndėrtuara pjesa mė e madhe e disa prej qyteteve tona kryesore dhe qė nė rast tėrmetesh tė forta mund tė humbasin aftėsinė e tyre mbajtėse dhe godinat tė rrėzohen, etj”.

Ēfarė po bėhet me Institutin me zhvillimet e reja. A keni pasur mundėsi tė tėrhiqni aparatura tė avancuara dhe i keni mė nė funksion stacionet tuaja nėpėr rrethe. Si i keni nė ditėt tona bashkėpunimin me institucionet e ndryshme gjeologjike, me tė cilat dikur keni kryer studime inxhiniero-sizmologjike shumė mė tė hollėsishme, nė shkallė 1:10000, pėr tė pėrcaktuar rrezikun sizmik tė qyteteve kryesore tė Shqipėrisė...

 

 

 

 

 

 

“Nė kuadrin e integrimit tė kėrkimit shkencor me mėsimdhėnien janė ndėrmarrė disa nisma pėr pėrmirėsimit e strukturės sė kėrkimit shkencor si nė aspekt tė burimeve njerėzore ashtu dhe tė pajisjeve laboratorike. Nė fazėn e parė ėshtė ndryshuar dhe pėrmirėsuar ndjeshėm raporti midis punonjėsve shkencorė dhe atyre ndihmės. Ndėrkohė mė mundėsitė financiare, qė janė krijuar po krijohet njė ambient pune me njė infrastrukturė kompiuterike tė denjė pėr punė normale pėr ēdo punonjės shkencor.
Gjatė vitit tė ardhshėm presim qe tė pajisemi me pajisje laboratorike tė kohės, tė cilat janė mjaft tė kushtueshme por shumė tė domosdoshme pėr kryerjen me cilėsi tė studimeve gjeo-inxhinierike.

Pėrsa i pėrket studimeve sizmologjike, aktualisht Instituti i Gjeoshkencave zotėron njė rrjet tė monitorimit sizmik, qė ėshtė i pėrbėrė nga 12 stacione tė shpėrndara nė mėnyrė uniforme nė gjithė territorin e vendit dhe veēanėrisht nė zonat qė ne i konsiderojmė si vatra tėrmetore. Nė 7 nga kėto stacione ne kemi implementuar teknologjinė mė tė fundit pėr monitorimin e tėrmeteve, e cila pėrdor transmetimin satelitor pėr tė vrojtuar nė kohė reale se ēfarė ndodh nė vendin tonė dhe pėrreth tij. Kjo ndihmon studiuesit tanė tė thellohen nė aktivitetin gjeodinamik tė Kores sė Tokės nė vendin tonė dhe do tė na ndihmojė pėr tė bėrė vlerėsime sa mė tė sakta tė epiqendrės sė tėrmeteve dhe tė madhėsisė sė tyre. Kjo kontribuon direkt nė punėn e strukturave tė Emergjencės Civile, tė cilat kėrkojnė nė kohė reale pėrgjigje pėr dy pyetjet kryesore, qė dalin kur ndodh njė tėrmet: Ku ėshtė epiqendra dhe sa ėshtė madhėsia e tėrmetit.
Vendi ynė ėshtė njė vend me aktivitet tė theksuar sizmik, ndonėse nuk jemi nė vendet e para nė Ballkan nė kėtė drejtim. Aktiviteti sizmik historik dhe veēanėrisht ai i shekullit tė XX-tė e dėshmon kėtė. Qytetet tona si, Durrėsi, Vlora, Shkodra, Pogradeci, Korēa, etj. Janė goditur nga tėrmete tė fuqishme nė shekullin e XIX dhe XX. Pauzat, qė vihen re nė aktivitetin sizmik tė vendit dhe nė pėrgjithėsi nė rajon e mė gjerė, nuk duhet tė na bėjnė tė flemė mbi dafina. Ėshtė ligjėsi e dinamikės sė Kores sė Tokės se rajonet qė kanė shfaqur nė tė shkuarėn veprimtari tėrmetore do tė vazhdojnė t’a shfaqin atė edhe nė tė ardhmen. Kėshtu qė nė lidhje me kėtė dukuri natyrore, por edhe me rrezikun gjeologjik qė nė shumicėn e rasteve ėshtė i lidhur me dukurinė tėrmetore, si shkarjet masive, rrėzimet shkėmbore etj., na dalin detyra pėr tė thelluar studimet tona pėr vlerėsimin sasior tė rrezikut dhe riskut qė lidhet me to.

Bashkėpunimi me strukturat qė realizojnė studimet gjeologjike tashmė ėshtė diversifikuar. Bashkėpunimi mė i madh ėshtė me kompanitė private, qė operojnė nė fushėn e studimeve gjeologo-inxhinierike. Nė fillimin e viteve ‘80 nė vendin tonė ėshtė ndėrmarrė njė program i gjerė pėr mikrozonimin sizmik tė disa prej qyteteve tona kryesore si Tirana, Vlora, Durrėsi, Shkodra, Korēa Fieri dhe Pogradeci. Nė kuadrin e kėtyre studimeve janė realizuar edhe studime komplekse gjeologo-inxhinjerike, ku pėrfshiheshin:studime gjeologo-inxhinierike, gjeomorfologjike, hidrogjeologjike, gjeofizike e hidrogjeologjike. Kėto studime u janė vėnė nė dispozicion aso kohe Zyrave tė Urbanistikės tė kėtyre qyteteve, pėr t’u marrė parasysh nė zhvillimet urbanistike dhe tė projektimeve masive, nė pėrputhje me Kodin Shqiptar tė Projektimeve”.
Nuk ėshtė respektuar firma e autoritetit sizmik nė mbledhjet e KRTSh, qė ka qenė atribut i institucionit tuaj. Sa mendoni se ka sjell dėm kjo nė ndėrtimet e shumta, qė janė bėrė nė kėto vende? Pse nuk e kanė ngritur mė fort zėrin paraardhėsit tuaj?
“Kemi kėrkuar herė pas here qė Instituti tė ketė pėrfaqėsuesit e vet nė KRRTRSH si dhe nė KRRT e Bashkive kryesore. Vetėm nė kėtė mėnyrė, ne do tė ishim nė gjendje qė tė ushtronim edhe njė detyrė kontrolli nė lidhje me ato aspekte tė vendim-marrjes qė kanė tė bėjnė me punėn tonė. Nuk pėrjashtohet rasti qė Bashki tė ndryshme tė mos respektojnė rregullat dhe kėrkesat e Ligjit aktual tė urbanistikės nė fuqi nė lidhje me studimet inxhiniero-sizmologjike dhe gjeologo-inxhinierike, qė janė tė detyruara pėr godinat e banimit me mė shumė se 8 kate. Duhet theksuar fakti se megjithėse ekziston njė vendim i posaēėm i qeverisė “Pėr studimet Inxhiniero-sizmologjike tė veprave ose ndėrtesave tė veēanta qė nuk parashikohen nė Kushtin Teknik tė Projektimit pėr ndėrtimet antisizmike KTP-N.2-89” (VKM Nr. 350, datė 12/06/1995), studimet pėr vlerėsimin e rrezikut sizmik nuk realizohen pėr shumė objekte me rėndėsi qė trajtohen nė kėtė vendim. Organizma tė ndryshme shtetėrore ngrenė komisione ose grupe pune me gjithfarė specialistėsh por gjeologėt, sizmologėt dhe studimet inxhiniero-sizmologjike nuk kėrkohen si nevojė e domosdoshme pėr tė hartuar projekte sa mė sigurt tė veprave tė ndryshme industriale, energjitike, etj.

Zhvillimi qė ka marrė sidomos aktiviteti ndėrtimor nė vend shtron pėr detyrė qė analizat tona tė jenė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare me qėllim qė tė mos na ndodhin efekte negative e nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė mos kemi dėmtim dhe shkatėrrim tė strukturave ku ne banojmė, punojmė e ushtrojmė pjesėn mė tė madhe tė aktivitetit tonė jetėsor”.

A ka njė hartė tė specifikuar tek ju pėr zonat urbane me sizmicitet mė tė lartė. A mund tė na i thoni ato?

“Zonat mė tė rrezikshme nė territorin e vendit janė tashmė tė njohura dhe njė tabllo e tyre mund tė vrojtohet po tė shohim hartėn e Zonimit Sizmik tė vendit. Ato janė zonat me intensitet sizmik tė pritshėm mė tė lartė, qė ėshtė intensiteti IX ballė sipas shkallės MSK-64. Tė tilla janė zona e qytetit tė Vlorės, Durrėsit, Shkodrės, rrethinat e Korēės, etj. Por duhet tė bėjmė kujdes kur flasim pėr rrezikshmėri tė lartė nga tėrmetet. Zona me rrezik tė lartė mund tė rezultojnė edhe rajone tė tjera tė vendit, qė karakterizohen nga troje tė dobėta, tė paqėndrueshme (tė shkrifėta, lymra, torfa, troje tė ngopura me ujė, troje nė terrene tė rrėshqitshėm dhe me pjerrėsi tė madhe, troje nė afėrsi tė thyerjeve tektonike aktive, etj) tė cilat e rrisin ndjeshėm efektin sizmik edhe kur ndodhin tėrmete tė “vegjėl” nė madhėsi. Pėr t’i paraprirė kėtyre pasojave tė paparashikuara ėshtė e domosdoshme tė zbatohet dhe tė zgjerohet gama e studimeve tė ashtuquajtura “site specifik”, pra ato studime qė kėrkohen nga legjislacioni nė fuqi pėr objektet e banimit dhe atyre tė rėndėsisė sė veēantė. Sigurisht, qė realizimi i kėtyre studimeve e rrit koston e tyre nė njėfarė mėnyre (ndonėse jo gjithmonė) por ato janė pjesė e domosdoshme e informacionit qė i vihet nė dispozicion projektuesit pėr njė projekt sa mė tė arrirė. Askush nuk duhet t’i konsiderojė tė tepėrta kėto studime, sepse ato ndihmojnė nė sigurinė e njerėzve dhe pėr tė gjithė duhet tė jetė e qartė se zbatimi nė praktikėn e vendit tonė i standardeve mė tė pėrparuara tė kohės nė fushėn e projektimit, siē ėshtė p.sh, Eurokodi 8 do tė risė edhe mė shumė gamėn e studimeve qė duhet tė realizohen pėr sheshet e ndėrtimit. Mund t’ju jap njė shembull: matjet gjeoteknike pėr analizėn e parametrave gjeoteknikė pėr vlerėsimin e lėngėzimit tė trojeve, si CPT, etj. Nė pėrgjithėsi nuk kėrkohen nga projektuesit, e pėr pasojė edhe nuk realizohen nga studiuesit e gjeologjisė-inxhinierike. Pretendimi qėndron nė faktin se pajisjet pėr realizimin e matjeve tė tilla janė shumė tė shtrenjta dhe nuk mund tė blihen nėse nuk ka treg tė sigurt pėr aplikimin e tyre”.

Nė rastin e fundit tė Gjirokastrės doli dhe papėrgjegjshmėria e shumė strukturave pėr dhėnien e lejeve. A mundet qė respektimi i autoritetit tuaj tė ulte kėtė rrezikshmėri?

“Sigurisht qė nė rastin e Gjirokastrės ėshtė evidente papėrgjegjshmėria e shumė institucioneve nė dhėnien e lejes sė ndėrtimit. Duke qenė se ndėrtesa qė u tentua tė ngrihej ishte 7 kate, nuk ėshtė kėrkuar tė ketė studim tė posaēėm inxhiniero-sizmologjik, por vetėm studim gjeologo-inxhinierik. Meqenėse situata ishte komplekse duhej te ishte treguar shumė kujdes nė respektimin e kushteve gjeo-inxhinierike tė terrenit”.

Rreziku sizmik pėr qytetin e Tiranės ėshtė pėrcaktuar nė studimin “Mikrozonimi Sizmik i Qytetit tė Tiranės”, nė shkallė 1: 10000”, kryer nė vitin 1988 nga Instituti Sizmologjik. A ėshtė mė i vlefshėm ai...nė kėtė xhungėl ndėrtimesh?
”Aspektet sizmologjike tė mikrozonimit sizmik tė qytetit tė Tiranės janė tė vlefshme pėr sa kohė ėshtė nė fuqi kushti aktual i projektimit KTP-N.2-89. Ky kusht kėrkon vlerėsimin e intensitetit sizmik tė sheshit tė ndėrtimit dhe ky intensitet merret nga hartat e mikrozonimit sizmik. Sigurisht, aspektet e rrezikut sizmik tė mikrozonimit tė Tiranės dhe tė qyteteve tė tjera duhet tė rivlerėsohen nė pėrputhje me metodologjitė e reja tė vlerėsimit tė rrezikut sizmik qė konsistojnė nė pėrqasjen probabilitare tė tij. Ėshtė urgjente qė tė hartohet kushti i ri teknik dhe harta e re e rrezikut sizmik tė vėndit duke u mbėshtetur nė metodologjinė probabilitare, nė pėrputhje me standardin e Eurokodit 8. Gjithashtu ėshtė e nevojshme qė tė bėhet edhe rivlerėsimi i mikrozonimit tė qytetit tė Tiranės dhe Durrėsit, bazuar nė arritjet mė tė fundit tė gjeologjisė dhe sizmologjisė inxhinierike”.

Ēfarė mund tė ndodhi me Tiranėn nė rast tė ndonjė tėrmeti tė magnitudės sė lartė. E keni ngritur kėtė si shqetėsim?
“Kjo do tė varet nga cilėsia e projekteve dhe sidomos nga rigoroziteti i zbatimit tė punimeve tė ndėrtimit. Dėshiroj tė theksoj se studimi i detajuar i gjeologjisė nė zonat urbane sot ėshtė njė problem aktual edhe pėr vendet e zhvilluara, tė cilat po tregohen gjithmonė dhe mė tė vėmendshme pėr kėto studime. Mendoj se duhet tė ndėrmerren nisma konkrete, edhe nė aspektin e saktėsimit nė ligjin e urbanistikės, pėr domosdoshmėrinė e kryerjes se studimeve tė detajuara gjeo-inxhinierike, ku tė pėrfshihen studimi gjeologo-inxhinierik, hidrogjeologjik dhe sizmologo-inxhinierik i territoreve urbane dhe industriale. Njohja e modelit gjeologjik tė detajuar tė truallit pėrbėn gurin themelor pėr tė gjitha projektimet dhe realizimet e mėtejshme infrastrukturore qė do tė realizohen nė stadet e mėvonshme nė kuadrin e planifikimit dhe zhvillimit urban”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REVISTA MAPO 22 NENTOR 2008

 

 

 

 

Elektronik sigara Likiti

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...