Department of Georesources and Geoenvironment

 Harta Gjeologjike ne shkalle 1:50 000(UTM)

Kujtim Onuzi

Hartat Gjeologjike ne shkalle 1:50 000 ne baze te planshetave topografike te kryera nga Instituti Gjeografik Ushtarak i Shqiperise ne bashkepunim me specialiste te NATO do te realizohen nga specialiste te IGJEUM Sipas ndarjes se re topografike, sipas sistemit UTM, ne shkalle 1:50 000 territori i Shqiperise ndahet ne 56 Plansheta te ciles i korespondojne po kaq dhe plansheta Gjeologjike. Çdo veprimtari gjeoshkencore zhvillohet duke u mbeshtetur ne nje Harte Gjeologjike, keshtu qe del e nevojshme dhe e domosdoshme qe territori i Shqiperise te mbulohet me Harta Gjeologjike sa me cilesore per tu vene ne perdorim nga Institucione dhe individe te interesuar.

 

 

 

“Mineralet dhe shkembinjte industriale te Shqiperise dhe klasifikimi i tyre"

Autor T. Deda, Gj. Leka.
Ne artikull behet nje sintezë më e plotë e gjithë të dhënave gjeologo-ekonomike për mineralet sulfure si dhe klasifikimi i tyre, duke dhënë një skemë të rë origjinale mbi vlerësimin ekonnomik dhe industrial të tyre.


TEKTONIKA AKTIVE, GJEODINAMIZMI DHE SIZMICITETI NË RAJONIN BALLËSH - FIER - LUSHNJE

Petraq NAÇO*, Edmond DUSHI*, Fatbardha VINÇANI*, Jani SKRAMI*
*Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Tiranë

Rajoni Ballësh - Fier - Lushnje, si shumë sektorë të tjerë përgjatë strukturës gjeologjike të Albanideve, është i njohur  për tërmetet e fortë, që e kanë goditur vazhdimisht atë. Tërmetet më të hershëm, të fortë të njohur deri më sot, lidhen me sizmicitetin historik, i cili daton në shek. II– III (B.C), me tërmetet shkatërrimtarë, që kanë goditur qytetin antik të Apolonisë. Por, një evidentim më i plotë i këtyre fenomeneve gjeologjike, daton pas vitit 1900, me fillimin e regjistrimeve instrumentale sizmologjike në rajonin tonë, ashtu si kudo në botë. Gjatë kësaj periudhe, numërohen më shumë se 12 tërmete me M > 5.0, të cilët kanë goditur rajonin Ballësh - Fier - Lushnje dhe zonat përreth tij. Bazuar në analizën e karakteristikave të këtij sizmiciteti dhe kryesisht në zgjidhjen e mekanizmit të vatrave të tyre, konkludohet se gjenerimi i tërmeteve, ashtu si dhe strukturimi i gjithë trevës, lidhet me tektonikat aktive, që përshkojnë rajonin. Mbështetur në informacionin e bollshëm që disponojmë për këtë sektor, nëpërmjet puseve të thellë të shpuar dhe profileve sizmike, kemi ndërtuar ecurinë në thellësi të linjave kryesore tektonike dhe të strukturave antiklinale, që qëndrojnë në krahë të tyre. Modeli tektoniko-strukturor i ndërtuar, shkon në thellësira deri në 10 kilometra, i cili në shumë pika është i verifikuar me puse të thellë të shpuar. Përmëndim pusin Ardënica – 18, me thellësi 6700 m. Rajonin e konsiderojmë një nyje të rëndësishme, në shtrirje të strukturës tektonike të Albanideve, në hapësirat e të cilit ndodh përplasja e zonës orogjenike Albanide me platformën Apuliane. Në këtë kuptim, të krijohet përshtypja, se kemi të bëjmë me një zonë kolizioni, në të dy anët e së cilës, kemi ndryshime të theksuara, të ndërtimit strukturor dhe të trashësisë së formacioneve gjeologjike. Linja kryesore tektonike, e cila qëndron në ballë të orogjenit Albanid për rajonin, është ajo që kufizon në perëndim strukturat antiklinale të Patos Verbasit e Cakranit më në jugë. Ndërkohë, kjo linjë përbën edhe rrafshin tektonik, që përcjell ose shkarkon në drejtim të perëndimit, energjinë strukturuese, që vjen nëpërmjet fushës së shtypjes krahinore. Përballë saj, paksa në perëndim, në trajtën e një tektonike kundrahedhëse regjionale, qëndron bekthrasti i Ardënicës, i cili është i karakterizuar nga disa cilësi. Thellësia shumë e madhe, mbi 7-8 km; gjurma e sipërme, gati pranë sipërfaqes; tiparet kundrahedhëse dhe mbartja mbi vete e procesit rrudhaformues të formacionit mollasik. Një linjë tjetër kryesore tektonike, është ajo që kufizon në veri, antiklinalet e Tragjasit, Selenicës, Kremenarë-Shëndëllisë dhe më në lindje akoma, strukturat e brezit të Beratit. Në aspektin e ecurisë azimutale, këto linja shkojnë tërthorë me strukturën tektonike të Albanideve, duke u identifikuar kështu, si një nga segmentet më aktiv të transversales Vlorë-Elbasan-Dibër. Thellësia shumë e madhe dhe gjeodinamizmi aktiv, janë të shprehura, me daljen e evaporiteve në sipërfaqe, praninë e kundrahedhjeve pranë sipërfaqësore, dhe lëkundjet e shpeshta tërmetore. Për sa thamë është e mjaftueshme, për të kuptuar, përse rajoni Ballësh - Fier - Lushnje përfshihet shpesh në lëkundje të fuqishme tërmetore, të cilat në disa raste mundë të jenë të stimuluara.

MEKANIZMI I FORMIMIT TË LIQENEVE NË TREVËN E DUMRESË

Petraq NAÇO*, Fatbardha VINÇANI*
*Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Tiranë

Treva e Dumresë është një ndër më të veçantat në territorin shqiptar. Veçanësia e saj qëndron si në pikëpamje të relievit, duke përfaqësuar një pllajë me një lartësi mesatare 150 – 200 m, e cila dallohet dukshëm në relacion me trevat e tjera përreth, ashtu dhe, për numrin e madh të liqeneve që ajo mbart mbi vete. Ky numër i madh liqenesh, që është mbi 80, nuk është rastësi, por është i lidhur me ndërtimin gjeologjik specifik të saj. Evolucioni dhe gjeodinamizmi i kësaj treve është i prirur të favorizojë, në mënyrë të vazhdueshme, formimin e liqeneve.
Treva e Dumresë është e njohur, në kuptimin regjional, si në aspektin gjeografik ashtu dhe të ndërtimit gjeologjik. Në aspektin gjeografik ajo përfaqëson një pllajë, në trajtën e një rrafshi, përafërsisht gati në trajtë rrethore. Relievi pothuajse në gjithë drejtimet e saj shoqërohet me një ulje të theksuar, duke nxjerrë më në pah konfiguracionin e trevës. Në aspektin litofacial treva e Dumresë përfaqësohet nga formacioni evaporitik me moshë Triasike. Ky formacion, në kushtet që ndodhet sot, krahasuar me ndërtimin gjeologjik përreth, përbën një dalje të kufizuar të formacioneve të vjetra litofaciale, në ambientin e formacioneve gjeologjike shumë më të reja. Në këtë kuptim, konsiderohet një nyje e rëndësishme gjeologjike, gjatë strukturës tektonike të Albanideve. Evaporitet karakterizohen nga dy cilësi: e para është ajo e të qënurit duktil, çka i kanë dhënë atyre mundësinë e lëvizjes në trajtën e një mase viskoze, ndërsa e dyta është aftësia tretëse prej reshjeve dhe lëvizjes së ujërave, duke bërë që treva të karakterizohet nga një karstëzim i theksuar. Në këtë kuptim shprehemi, se aty ku kemi evaporite, kemi karstëzim të fuqishëm, kemi dhe liqene të shumta, lidhur kjo edhe me ritmet e ngritjes.

Evolution of laky landscape formation in the region of Dumrea, Albania

Petraq Naço1, Fatbardha Vinçani1,Vesel Hoxha1
1Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment, UPT, Tirana, Albania

Abstract
Region of Dumre is one of the most special in Albanian territory. Its signifier stands in view of relievo, representing a plateau with an average elevation from 150 to 200 m, which differs obvious in relation to other surrounding areas, as well as for the large number of lakes, which it carries on its own. This large number of lakes, which is over 80, it is not coincidental, but is related with its special geological setting. Geodynamism and evolution of this  region tends to favor the formation of lakes.
Region of Dumrea is well known geographically as well as its geological setting.
In geographical terms it represents a plateau in the form of a podium, approximately almost circular shape. The relievo is almost associated in all its directions with a significant decrease highlighting the configuration of the territory.
In lithofacial terms, this region represented by evaporatic formation of Triassic age. Today this formation, relative to the surrounding geological setting, constitutes a limited output of the older geological formations, in the environment of the geologic formations much younger. In this sense, is considered an important geological node, along the tectonic structure of Albanides. Evaporatic formations characterized by two qualities: the first is that of the ductile property, which have given them the possibility of movement in the form of a plastic mass, while the second is dissolving ability to rainfall and water movement, causing region to be characterized by a significant karst fenomen.

free counter

National Centre for Forecast and Monitoring of Natural Risks

 

Monitoring of seismic activity Center

Monitoring real-time 24/24 hours

Monthly Seismological Bulletin

Periodic publication of earthquake wave data, source parameters and their magnitudes...