Qendra Kombėtare pėr Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore

National Centre for Forecast and Monitoring of Natural Risks

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, është ngritur pranë institutit tonë “Qendra për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore“. Për ngritjen e kësaj qendre ne patëm ekspertizën e institucionit CIMA Research Foundation - International Centre on Environmental Monitoring, in Savona, Itali.

Kjo qendër trajton kryesisht 2 nga rreziqet më të mëdha në Shqipëri: Zjarret në Pyje gjatë stinës së verës dhe (së shpejti) edhe Përmbytjet, gjatë stinëve të lagështa.

Për këtë qëllim, Qendra përgatit çdo ditë Buletinin e Rrezikut të Zjarreve në Pyje dhe një Buletin të Paralajmërimit Meteorologjik gjatë stinëve të lagështa.

Të dy buletinet përgatiten duke përdorur platformën e punës e tipit “web-based” DEWETRA (e zhvilluar nga CIMA për Departamentin e Mbrojtjes Civile Italiane, i cili e përdor atë për aktivitetet e saj të parashikimit, monitorimit dhe të mbikëqyrjes se rreziqeve natyrore). Ajo përmban të gjitha informacionet e nevojshme: modelin RISICO për parashikimin e rrezikut të zjarreve në pyje, modelin e parashikimit meteorologjik COSMO, të dhëna të ndryshme në kohë reale ose të së shkuarës, etj.. Buletinet dërgohen me e-mail para orës 12:00 të çdo dite.

Buletini i Rrezikut të Zjarreve në Pyje përmban skenarët e mundshëm të rrezikut të lidhura me fillimin dhe përhapjen e zjarreve në Shqipëri. Ai vë ne dukje se ku dhe kur mund të krijohen kushte të rënda rreziku gjate 48 orëve të ardhshme. Ai ofron një parashikim të detajuar për skenarët e mundshëm të rrezikut të zjarreve në pyje për çdo rreth të Shqipërisë (36 gjithsej).

Buletini i Paralajmërimit Meteorologjik i dedikohet më shumë parashikimit të reshjeve, si një nga rreziqet më të rëndësishëm në Shqipëri. Ai mbulon një periudhe 36-orëshe, duke filluar nga mesdita e ditës korrente deri në fund të ditës së ardhshme. Ai ofron një parashikim të detajuar për çdo qark të Shqipërisë (12 gjithsej). Ato qarqe që kanë të bëjnë me lumin Drin, janë ndarë në 2 ose 3 pjesë, për të monitoruar më mirë situatën. Për çdo qark jepet mesatarja e reshjeve, maksimumi lokal dhe, nëse e pranishme, edhe reshjet që tejkalojnë vlerën e 45 mm në 3 orë (mundësi për stuhi). Modeli bazë meteorologjik është COSMO LAMI7 (i menaxhuar nga ARPA Bolonja, Itali). Rezolucioni i tij hapësinor është 7 km dhe ai kohor 3 orë.

Legjendat për të dy buletinet janë ose do të përshtaten që të jenë të ngjashme me MeteoAlarm (meteoalarm.eu); në të ardhmen ne mendojmë që të marrim pjesë në këtë aktivitet evropian.

Më poshtë do të gjeni 2 shembuj të këtyre buletineve.

Buletini i Paralajmėrimit Meteorologjik 36ore
Buletini i Zjarreve

National Centre for Forecast and Monitoring of Natural Risks National Centre for Forecast and Monitoring of Natural Risks
« Kthehu Pas

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...