Buletini Sizmologjik Mujor

Buletini i Rrjetit Sizmologjik Shqiptar është një publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve brenda territorit të Shqiperisë dhe rrotull saj, përpiluar nga Departamenti i Sizmologjisë i Institutit te Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Parametrat e vlerësuar i referohen kuadrantit gjeografik të kufizuar nga koordinatat: 39.00 - 43.00 V dhe 18.50 - 21.50 L.

Buletini përmban pjesën spjeguese të përbërë nga informacioni i përgjithshëm, simbolet e përdorura për parametrat e vlerësuar, të dhënat fazore valore për seicilin nga tërmetet e regjistruar dhe përpunuar, katalogu mujor i termeteve, informacionin makrosimik, statistikor, mekanizmin vatror dhe hartën e shpërndarjes së epiqendrave. Në të përfshihen disa kategori tërmetesh, bazuar në informacionin e regjistruar dhe përpunuar për secilen prej tyre. Ato jane: 1- tërmetet e lokalizuar; 2- tërmetet e regjistruar nga më shumë se një stacion lokal, por jo të lokalizuar dhe 3- termete te regjistruar të paktën nga një stacion lokal, por me më shumë se një fazë valore.

Të dhënat parametrike, si më siper, vlerësohen në mënyrë të pandërprerë nëpërmjet monitorimit sizmologjik dhe bazohen në analizën sasiore të regjistrimit instrumental valor. Llogaritja e vlerave të tyre është produkt i aplikimit të metodave analitike të njohura, në menyrë iterative dhe interaktive, të aplikuara në programe llogarites të çertifikuar dhe të njohur globalisht. Kështu, për përcaktimin e të dhënave kohore valore hyrëse përdoret programi Atlas, ndërsa lokalizimi i tërmeteve kryhet nëpërmjet programit Hypoinverse.
Në këtë analizë merret në konsideratë modeli lokal për strukturën e shpejtësisë së përhapjes së valëve sizmike (Ormëni 2007) (kryesisht atyre volumore, primare dhe sekondare, P dhe S). Vlerësimi i magnitudës realizohet duke aplikuar modele të njohur parametrik si ai Richter & Gutenberg (1956) dhe Eaton (1992).
Analiza e të dhënave të publikuara realizohet nga grupi i punes i përbere nga punonjësit kërkues shkencor Rrapo Ormeni dhe Edmond Dushi  si edhe ata ndihmës shkencor Ardian Minarolli, Ervin Kasa dhe Olgert Gjuzi.

Informacioni instrumental valor përftohet nëpërmjet një rrjeti stacionesh lokal, ku përfshihen: stacioni sizmologjik qëndror i Tiranës (TIR), B. Currit (BCI), Pukës (PUK), Peshkopisë (PHP), Vlorës (VLO), Tepelenës (TPE), Sarandës (SRN) dhe Korçës (KBN), te cilët janë të paisur me sensor me bandë të gjerë regjistrimi. Gjithashtu, rrjeti lokal përmban edhe një numër stacionesh me regjistrim me period të shkurtër, ku përfshihen: Shkodra (SDA), Laçi (LACI) dhe Leskoviku (LSK).
Në analizë perfshihen edhe të dhënat valore të regjistruara e përcaktuara nga një numër stacionesh sizmologjik të rajonit dhe Mesdheut, të cilët i përkasin rrjetit sizmologjik të Universitetit “Aristotel” të Selanikut (AUTH), rrjetit sizmologjik Italian të menaxhuar nga Instituti Kombetar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), si edhe stacione të rrjetit sizmologjik të Observatorit Sizmologjik të Malit të Zi (MSO).

    1. Buletini Shtator 2017
    2. Buletini Gusht 2017
    3. Buletini Korrik 2017
    4. Buletini Qershor 2017
    5. Buletini Maj 2017
    6. Buletini Prill 2017
    7. Buletini Mars 2017
    8. Buletini Shkurt 2017
    9. Buletini Janar 2017
    1. Buletini Dhjetor 2016
    2. Buletini Nėntor 2016
    3. Buletini Tetor 2016
    4. Buletini Shtator 2016
    5. Buletini Gusht 2016
    6. Buletini Korrik 2016
    7. Buletini Qershor 2016
    8. Buletini Maj 2016
    9. Buletini Prill 2016
    10. Buletini Mars2016
    11. Buletini Shkurt 2016
    12. Buletini Janar 2016
    1. Buletini Dhjetor 2015
    2. Buletini Nėntor 2015
    3. Buletini Tetor 2015
    4. Buletini Shtator 2015
    5. Buletini Gusht 2015
    6. Buletini Korrik 2015
    7. Buletini Qershor 2015
    8. Buletini Maj 2015
    9. Buletini Prill 2015
    10. Buletini Mars 2015
    11. Buletini Shkurt 2015
    12. Buletini Janar 2015
    1. Buletini Dhjetor 2014
    2. Buletini Nėntor 2014
    3. Buletini Tetor 2014
    4. Buletini Shtator 2014
    5. Buletini Gusht 2014
    6. Buletini Korrik 2014
    7. Buletini Qershor 2014
    8. Buletini May 2014
    9. Buletini Prill 2014
    10. Buletini Mars 2014
    11. Buletini Shkurt 2014
    12. Buletini Janar 2014
    1. Buletini Dhjetor 2013
    2. Buletini Nėntor 2013
    3. Buletini Tetor 2013
    4. Buletini Shtator 2013
    5. Buletini Gusht 2013
    6. Buletini Korrik 2013
    7. Buletini Qershor 2013
    8. Buletini Maj 2013
    9. Buletini Prill 2013
    10. Buletini Mars 2013
    11. Buletini Shkurt 2013
    12. Buletini Janar 2013
    1. Buletini Dhjetor 2012
    2. Buletini Nentor 2012
    3. Buletini Tetor 2012

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi ne kohe reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhėsisė sė tėrmeteve...