Studimet nuk zbatohen në shumë ndërtime


INTERVISTE ME DREJTORIN E INSTITUTIT TE GJEOSHKENCAVE,  
 
PROF. DR. ISMAIL HOXHA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ben ANDONI:Kush eshte problematika e institucionit tuaj, pse kujtohen per studiuesit, gjithmone kur ka shqetesime dhe ë si eshte realiteti i ndertimeve ne ditet e sotme ?

 



Studimet nuk zbatohen në shumë ndërtime

Intervistoi : Ben Andoni

Shembja e pallatit, që ndodhi në Gjirokastër, tregoi papërgjegjshmërinë e ndërtimeve në vendin tonë, por edhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në ëdo ëast. Te mendosh se: Shqipëria ka një aktivitet sizmik të konsiderueshëm në Ballkan. E per kete, referencat e tërmeteve në shekuj, nuk kanë munguar asnjëherë. Specialistët pretendojnë se duhet kujdes kur flasim për rrezikshmëri të lartë nga tërmetet. Në ditët tona, kur ka shumë ndërtime, zona me rrezik të lartë mund të rezultojnë edhe rajone të tjera të vendit, që karakterizohen nga troje të dobëta, të paqëndrueshme (të shkrifëta, lymra, torfa, troje të ngopura me ujë, troje në terrene të rrëshqitshëm dhe me pjerrësi të madhe, troje në afërsi të thyerjeve tektonike aktive, etj), të cilat e rrisin ndjeshëm efektin sizmik edhe kur ndodhin tërmete të ëvegjëlë në madhësi. Instituti i Gjeoshkencave punon me një rrjet monitorimi me 12 stacione dhe një staf profesionistësh, që kontribuon direkt në punën e strukturave të Emergjencës Civile, të cilat u duhet në kohë reale përgjigje për dy pyetjet kryesore, që dalin kur ndodh një tërmet: Ku është epiqendra dhe sa është madhësia e tërmetit. Gjithsesi, për studiuesit, është treguar se kërkohet ndihmë vetëm kur kanë ndodhur fatkeqësi.

Ata kanë kërkuar herë pas here që Instituti të ketë përfaqësuesit e vet në KRRTRSH, si dhe në KRRT e Bashkive kryesore. Ata mendojnë se kjo do të ishte e vetmja gjë, që ata të ushtronim edhe një detyrë kontrolli në lidhje me ato aspekte të vendim-marrjes që kanë të bëjnë me punën e tyre. Por, ëMegjithëse ekziston një vendim i posaëëm i qeverisë ëPër studimet Inxhiniero-sizmologjike të veprave ose ndërtesave të veëanta që nuk parashikohen në Kushtin Teknik të Projektimit për ndërtimet antisizmike KTP-N.2-89ë (VKM Nr. 350, datë 12/06/1995), studimet për vlerësimin e rrezikut sizmik nuk realizohen për shumë objekte me rëndësi që trajtohen në këtë vendimë, rrëfen për MAPO-n drejtori i Instituti të Gjeoshkencave, Prof. Ismail Hoxha.

Profesor! Ju lutem me ëfarë problematike përballet sot Instituti juaj dhe sa i shërben ai realisht zhvillimit të vendit? A është i vërtetë konstatimi, që për ju kujtohen gjithmonë kur ka probleme...

ëInstituti i Gjeoshkencave është një njësi kryesore e Universitetin Politeknik, i krijuar në kuadrin e reformës së sistemit të kërkimit shkencor në vendin tonë dhe në përbërjen e tij ka katër departamente, studimet e të cilëve janë orientuar respektivisht në fushat e gjeologjisë, gjeofizikës, sizmologjisë dhe gjeoinformacionit.

 

 

 

 Me këtë riorganizim të ri, duke u integruar si institucion shkencor universitar, ai përbën një aset mjaft të rëndësishëm për vendin, pasi ai mund të realizojë me efektivitet qëllimin e trefishtë: kryerjen e kërkimit shkencor, transferimin e arritjeve shkencore nëpërmjet mësimdhënies dhe kryerjen e shërbimeve për të tretë në fushën e gjeoshkencave.
Në praktikë studimet e gjeoshkencave konsistojnë në vlerësimin e tokës dhe nëntokës në aspektin e dyfishtë të saj nga njëra anë si gjeo-resurse, pra si burim të pasurive minerale, po ashtu edhe në aspektin tjetër si gjeo-rreziqe, pra për dëmet që ajo mund të sjellë për shoqërinë.

Qëllimi i këtyre studimeve është të kontribuojnë në zhvillimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të vendit. Në aspektin e gjeo-resurseve studimet konsistojnë në krijimin e një sistemi informativ kompjuterik te bazuar në një bazë të dhënash dixhitale të gjeoinformacionit, i cili të jetë i disponueshëm mjaft lehtë edhe nëpërmjet internetit nga të gjithë të interesuarit, studiues ose investues të ndryshëm. Ndërsa studimet që trajtojnë problemet e gjeorreziqeve në vend synojnë të zgjidhin një problematikë mjaft të gjerë për sa i përket rrezikut sizmik, gjeologjik dhe atij të ujërave nëntokësorë.

Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes, do të thosha që në përgjithësi kjo është e drejtë. Për fat të keq, vihemi në qendër të vëmendjes mbasi ndodhin probleme. Në praktikën e punës tonë të përditshme parashtrojmë probleme të ndryshme autoriteteve, veëanërisht Bashkive, Komunave dhe Institucioneve të ndryshme vendore të rrisin shkallën e përgjegjshmërisë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e territorit dhe kompletimin e kuadrit të nevojshëm ligjor që ka të bëjë me aspektet ndërtimore ose mjedisore të cilat ëojnë në ndryshimin e ekuilibrit natyral të territorit.
Disa herë është ngritur problemi i ripunimit të kodit të projektimit të vendit, i cili është i vitit 1989. është praktikë e njohur ndërkombëtare që këto kode të ripunohen herë pas here për 2 arsye kryesore: (1) Disiplinat e inxhinierisë, sizmologjisë, gjeoteknikës, etj. shënojnë arritje në punën e tyre, e këto arritje është e domosdoshme që të gjejnë zbatim në kodin e projektimit të një vendi dhe (2) në këto kode duhet të pasqyrohet edhe përvoja e fituar nga dëmtimet që ndodhin herë pas here në vende të ndryshme nga tërmetet e forta. Ka dukuri të cilat, për mendimin tonë nuk trajtohen me kujdesin e duhur, sië është , p.sh. dukuria e lëngëzimit të depozitimeve të shkriftë (rërat) me të cilat janë të ndërtuara pjesa më e madhe e disa prej qyteteve tona kryesore dhe që në rast tërmetesh të forta mund të humbasin aftësinë e tyre mbajtëse dhe godinat të rrëzohen, etjë.

ëfarë po bëhet me Institutin me zhvillimet e reja. A keni pasur mundësi të tërhiqni aparatura të avancuara dhe i keni më në funksion stacionet tuaja nëpër rrethe. Si i keni në ditët tona bashkëpunimin me institucionet e ndryshme gjeologjike, me të cilat dikur keni kryer studime inxhiniero-sizmologjike shumë më të hollësishme, në shkallë 1:10000, për të përcaktuar rrezikun sizmik të qyteteve kryesore të Shqipërisë...

 

 

 

 

 

 

ëNë kuadrin e integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien janë ndërmarrë disa nisma për përmirësimit e strukturës së kërkimit shkencor si në aspekt të burimeve njerëzore ashtu dhe të pajisjeve laboratorike. Në fazën e parë është ndryshuar dhe përmirësuar ndjeshëm raporti midis punonjësve shkencorë dhe atyre ndihmës. Ndërkohë më mundësitë financiare, që janë krijuar po krijohet një ambient pune me një infrastrukturë kompiuterike të denjë për punë normale për ëdo punonjës shkencor.
Gjatë vitit të ardhshëm presim qe të pajisemi me pajisje laboratorike të kohës, të cilat janë mjaft të kushtueshme por shumë të domosdoshme për kryerjen me cilësi të studimeve gjeo-inxhinierike.

Përsa i përket studimeve sizmologjike, aktualisht Instituti i Gjeoshkencave zotëron një rrjet të monitorimit sizmik, që është i përbërë nga 12 stacione të shpërndara në mënyrë uniforme në gjithë territorin e vendit dhe veëanërisht në zonat që ne i konsiderojmë si vatra tërmetore. Në 7 nga këto stacione ne kemi implementuar teknologjinë më të fundit për monitorimin e tërmeteve, e cila përdor transmetimin satelitor për të vrojtuar në kohë reale se ëfarë ndodh në vendin tonë dhe përreth tij. Kjo ndihmon studiuesit tanë të thellohen në aktivitetin gjeodinamik të Kores së Tokës në vendin tonë dhe do të na ndihmojë për të bërë vlerësime sa më të sakta të epiqendrës së tërmeteve dhe të madhësisë së tyre. Kjo kontribuon direkt në punën e strukturave të Emergjencës Civile, të cilat kërkojnë në kohë reale përgjigje për dy pyetjet kryesore, që dalin kur ndodh një tërmet: Ku është epiqendra dhe sa është madhësia e tërmetit.
Vendi ynë është një vend me aktivitet të theksuar sizmik, ndonëse nuk jemi në vendet e para në Ballkan në këtë drejtim. Aktiviteti sizmik historik dhe veëanërisht ai i shekullit të XX-të e dëshmon këtë. Qytetet tona si, Durrësi, Vlora, Shkodra, Pogradeci, Korëa, etj. Janë goditur nga tërmete të fuqishme në shekullin e XIX dhe XX. Pauzat, që vihen re në aktivitetin sizmik të vendit dhe në përgjithësi në rajon e më gjerë, nuk duhet të na bëjnë të flemë mbi dafina. është ligjësi e dinamikës së Kores së Tokës se rajonet që kanë shfaqur në të shkuarën veprimtari tërmetore do të vazhdojnë tëa shfaqin atë edhe në të ardhmen. Kështu që në lidhje me këtë dukuri natyrore, por edhe me rrezikun gjeologjik që në shumicën e rasteve është i lidhur me dukurinë tërmetore, si shkarjet masive, rrëzimet shkëmbore etj., na dalin detyra për të thelluar studimet tona për vlerësimin sasior të rrezikut dhe riskut që lidhet me to.

Bashkëpunimi me strukturat që realizojnë studimet gjeologjike tashmë është diversifikuar. Bashkëpunimi më i madh është me kompanitë private, që operojnë në fushën e studimeve gjeologo-inxhinierike. Në fillimin e viteve ë80 në vendin tonë është ndërmarrë një program i gjerë për mikrozonimin sizmik të disa prej qyteteve tona kryesore si Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra, Korëa Fieri dhe Pogradeci. Në kuadrin e këtyre studimeve janë realizuar edhe studime komplekse gjeologo-inxhinjerike, ku përfshiheshin:studime gjeologo-inxhinierike, gjeomorfologjike, hidrogjeologjike, gjeofizike e hidrogjeologjike. Këto studime u janë vënë në dispozicion aso kohe Zyrave të Urbanistikës të këtyre qyteteve, për tëu marrë parasysh në zhvillimet urbanistike dhe të projektimeve masive, në përputhje me Kodin Shqiptar të Projektimeveë.
Nuk është respektuar firma e autoritetit sizmik në mbledhjet e KRTSh, që ka qenë atribut i institucionit tuaj. Sa mendoni se ka sjell dëm kjo në ndërtimet e shumta, që janë bërë në këto vende? Pse nuk e kanë ngritur më fort zërin paraardhësit tuaj?
ëKemi kërkuar herë pas here që Instituti të ketë përfaqësuesit e vet në KRRTRSH si dhe në KRRT e Bashkive kryesore. Vetëm në këtë mënyrë, ne do të ishim në gjendje që të ushtronim edhe një detyrë kontrolli në lidhje me ato aspekte të vendim-marrjes që kanë të bëjnë me punën tonë. Nuk përjashtohet rasti që Bashki të ndryshme të mos respektojnë rregullat dhe kërkesat e Ligjit aktual të urbanistikës në fuqi në lidhje me studimet inxhiniero-sizmologjike dhe gjeologo-inxhinierike, që janë të detyruara për godinat e banimit me më shumë se 8 kate. Duhet theksuar fakti se megjithëse ekziston një vendim i posaëëm i qeverisë ëPër studimet Inxhiniero-sizmologjike të veprave ose ndërtesave të veëanta që nuk parashikohen në Kushtin Teknik të Projektimit për ndërtimet antisizmike KTP-N.2-89ë (VKM Nr. 350, datë 12/06/1995), studimet për vlerësimin e rrezikut sizmik nuk realizohen për shumë objekte me rëndësi që trajtohen në këtë vendim. Organizma të ndryshme shtetërore ngrenë komisione ose grupe pune me gjithfarë specialistësh por gjeologët, sizmologët dhe studimet inxhiniero-sizmologjike nuk kërkohen si nevojë e domosdoshme për të hartuar projekte sa më sigurt të veprave të ndryshme industriale, energjitike, etj.

Zhvillimi që ka marrë sidomos aktiviteti ndërtimor në vend shtron për detyrë që analizat tona të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare me qëllim që të mos na ndodhin efekte negative e në mënyrë të drejtpërdrejtë të mos kemi dëmtim dhe shkatërrim të strukturave ku ne banojmë, punojmë e ushtrojmë pjesën më të madhe të aktivitetit tonë jetësorë.

A ka një hartë të specifikuar tek ju për zonat urbane me sizmicitet më të lartë. A mund të na i thoni ato?

ëZonat më të rrezikshme në territorin e vendit janë tashmë të njohura dhe një tabllo e tyre mund të vrojtohet po të shohim hartën e Zonimit Sizmik të vendit. Ato janë zonat me intensitet sizmik të pritshëm më të lartë, që është intensiteti IX ballë sipas shkallës MSK-64. Të tilla janë zona e qytetit të Vlorës, Durrësit, Shkodrës, rrethinat e Korëës, etj. Por duhet të bëjmë kujdes kur flasim për rrezikshmëri të lartë nga tërmetet. Zona me rrezik të lartë mund të rezultojnë edhe rajone të tjera të vendit, që karakterizohen nga troje të dobëta, të paqëndrueshme (të shkrifëta, lymra, torfa, troje të ngopura me ujë, troje në terrene të rrëshqitshëm dhe me pjerrësi të madhe, troje në afërsi të thyerjeve tektonike aktive, etj) të cilat e rrisin ndjeshëm efektin sizmik edhe kur ndodhin tërmete të ëvegjëlë në madhësi. Për tëi paraprirë këtyre pasojave të paparashikuara është e domosdoshme të zbatohet dhe të zgjerohet gama e studimeve të ashtuquajtura ësite specifikë, pra ato studime që kërkohen nga legjislacioni në fuqi për objektet e banimit dhe atyre të rëndësisë së veëantë. Sigurisht, që realizimi i këtyre studimeve e rrit koston e tyre në njëfarë mënyre (ndonëse jo gjithmonë) por ato janë pjesë e domosdoshme e informacionit që i vihet në dispozicion projektuesit për një projekt sa më të arrirë. Askush nuk duhet tëi konsiderojë të tepërta këto studime, sepse ato ndihmojnë në sigurinë e njerëzve dhe për të gjithë duhet të jetë e qartë se zbatimi në praktikën e vendit tonë i standardeve më të përparuara të kohës në fushën e projektimit, sië është p.sh, Eurokodi 8 do të risë edhe më shumë gamën e studimeve që duhet të realizohen për sheshet e ndërtimit. Mund tëju jap një shembull: matjet gjeoteknike për analizën e parametrave gjeoteknikë për vlerësimin e lëngëzimit të trojeve, si CPT, etj. Në përgjithësi nuk kërkohen nga projektuesit, e për pasojë edhe nuk realizohen nga studiuesit e gjeologjisë-inxhinierike. Pretendimi qëndron në faktin se pajisjet për realizimin e matjeve të tilla janë shumë të shtrenjta dhe nuk mund të blihen nëse nuk ka treg të sigurt për aplikimin e tyreë.

Në rastin e fundit të Gjirokastrës doli dhe papërgjegjshmëria e shumë strukturave për dhënien e lejeve. A mundet që respektimi i autoritetit tuaj të ulte këtë rrezikshmëri?

ëSigurisht që në rastin e Gjirokastrës është evidente papërgjegjshmëria e shumë institucioneve në dhënien e lejes së ndërtimit. Duke qenë se ndërtesa që u tentua të ngrihej ishte 7 kate, nuk është kërkuar të ketë studim të posaëëm inxhiniero-sizmologjik, por vetëm studim gjeologo-inxhinierik. Meqenëse situata ishte komplekse duhej te ishte treguar shumë kujdes në respektimin e kushteve gjeo-inxhinierike të terrenitë.

Rreziku sizmik për qytetin e Tiranës është përcaktuar në studimin ëMikrozonimi Sizmik i Qytetit të Tiranësë, në shkallë 1: 10000ë, kryer në vitin 1988 nga Instituti Sizmologjik. A është më i vlefshëm ai...në këtë xhungël ndërtimesh?
ëAspektet sizmologjike të mikrozonimit sizmik të qytetit të Tiranës janë të vlefshme për sa kohë është në fuqi kushti aktual i projektimit KTP-N.2-89. Ky kusht kërkon vlerësimin e intensitetit sizmik të sheshit të ndërtimit dhe ky intensitet merret nga hartat e mikrozonimit sizmik. Sigurisht, aspektet e rrezikut sizmik të mikrozonimit të Tiranës dhe të qyteteve të tjera duhet të rivlerësohen në përputhje me metodologjitë e reja të vlerësimit të rrezikut sizmik që konsistojnë në përqasjen probabilitare të tij. është urgjente që të hartohet kushti i ri teknik dhe harta e re e rrezikut sizmik të vëndit duke u mbështetur në metodologjinë probabilitare, në përputhje me standardin e Eurokodit 8. Gjithashtu është e nevojshme që të bëhet edhe rivlerësimi i mikrozonimit të qytetit të Tiranës dhe Durrësit, bazuar në arritjet më të fundit të gjeologjisë dhe sizmologjisë inxhinierikeë.

ëfarë mund të ndodhi me Tiranën në rast të ndonjë tërmeti të magnitudës së lartë. E keni ngritur këtë si shqetësim?
ëKjo do të varet nga cilësia e projekteve dhe sidomos nga rigoroziteti i zbatimit të punimeve të ndërtimit. Dëshiroj të theksoj se studimi i detajuar i gjeologjisë në zonat urbane sot është një problem aktual edhe për vendet e zhvilluara, të cilat po tregohen gjithmonë dhe më të vëmendshme për këto studime. Mendoj se duhet të ndërmerren nisma konkrete, edhe në aspektin e saktësimit në ligjin e urbanistikës, për domosdoshmërinë e kryerjes se studimeve të detajuara gjeo-inxhinierike, ku të përfshihen studimi gjeologo-inxhinierik, hidrogjeologjik dhe sizmologo-inxhinierik i territoreve urbane dhe industriale. Njohja e modelit gjeologjik të detajuar të truallit përbën gurin themelor për të gjitha projektimet dhe realizimet e mëtejshme infrastrukturore që do të realizohen në stadet e mëvonshme në kuadrin e planifikimit dhe zhvillimit urbanë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REVISTA MAPO 22 NENTOR 2008

 

 

 

 

free counter

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...