Vizita e z. Michel Jarraud, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë

Më 8 maj 2012, z. Michel Jarraud, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, udhëtoi për një vizitë të shkurtër në Shqipëri.
Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm u takua me Drejtorin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Prof. Dr. Marenglen Gjonaj dhe stafin.
Ai gjithashtu pati takime me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha, me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, me Ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Akad. Jorgaq Kaçani, me personelin e Shërbimi Meteorologjik në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza".







 

free counter

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...