logo igeo

Grupet kërkimore - Departamenti i Gjeologjisë

Grupi Kerkimor – Mësimor i Gjeologjise Regjionale

Ky grup përfshin Tektonikën me fokus të veçantë Sizmotektonikën, Hartografimin me fokus të veçantë në strukturat gjeologjike, Shkencat Bazë te Paleontologjise dhe Gjeologji Historike, Petrografise, Minerologjise, Stratigrafise etj. Detyra themelore e këtij grupi është kërkimi dhe studimet shkencore për rritjen e nivelit të njohjes së truallit te teritorit shqiptar. Produkti më i rëndësishëm i realizuar nga ky grup pasqyrohet në harta ku elementët kryesorë që pasqyrohen janë formacionet gjeologjike dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Tektonika është studimi shkencor i deformimit të shkëmbinjve që përbëjnë koren e tokës dhe forcave që prodhojnë një deformim të tillë. Sizmotektonika merret me studimin e ngjarjeve sizmike (tërmetet), karakteristikat e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me tektonikën e një rajoni të caktuar dhe dinamikën e përgjithshme të kores së tokës.

Grupi përbëhet nga:

  • Stafi akademik
  • Stafi Ndihmes/akademik

Grupi Kerkimor – Mësimor i Gjeologjise së Aplikuar

Ky grup përfshin Gjeologjinë Inxhinierike me fokus të veçantë në vlerësimin gjeoteknik të zonave dhe rajoneve me qëllim të zhvillimit urban dhe turistik. Ne kete grup, përfshihen gjithashtu edhe studimet e Hidrogjeologjisë së Shqipërisë dhe Gjeoriskut.

Parashikohen te ndertohen dy rrejte monitorimi:

  • Rrjeti i monitorimit te rreshqitjeve
  • Rrjeti i monitorimit te erozionit
  • Grupi përbëhet nga
  • Stafi akademik
  • Stafi Ndihmes/akademik

Grupi Kerkimor – Mësimor i Gjeofizikes

Ky grup përfshin Gjeofizikën me disiplinat tradicionale të elektrometrisë, gravimetrisë, magnetometrisë dhe me fokus të veçantë Radonin. Gjeomagnetizmi qe është studimi i fushës magnetike të tokës do te jete gjithshtu prioritet i ketij grupi.

  • Parashikohet te ndertohet me perparesi rrjeti i matjeve gjeomagnetike

Grupi përbëhet nga:

  • Stafi akademik
  • Asistent akademik