logo igeo

Parashikimi Hidrologjik dhe Meteorologjik

Qendra Kombëtare e Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore (QKPMRN), pjesë e  strukturës së Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), synon të përmbushë detyrat operacionale të monitorimit, analizës, parashikimit të dukurive hidro-meteorologjike dhe zjarreve në pyje në vend. Ajo informon në kohë instancat dhe publikun në rast të ngjarjeve hidrometeorologjike dhe zjarreve në pyje, arkivon të dhënat dhe dokumenton ngjarjet ekstreme. Gjithashtu, qendra mbështet aktivitetet kërkimore të Departamentit të Hidrologjisë dhe Meteorologjisë.

Item 1 - title

Aktiviteti i monitorimit dhe analizës së ngjarjeve hidro-meteorologjike dhe zjarreve në pyje bazohet në:

  • Monitorimin e të dhënave hidrologjike dhe meteorologjike të regjistruara në kohë reale nga stacionet automatike (stacionet SEBA dhe ETG) dhe ato manuale.
  • Përdorimin e modeleve matematikore (meteorologjike dhe hidrologjike) të disponueshme në IGJEO për të analizuar parametrat e nevojshëm.
  • Përdorimin e modeleve të çertifikuara ndërkombëtarisht për parashikimin e motit, përmbytjeve dhe zjarreve në pyje për të analizuar parametrat e nevojshëm, konkretisht: European Centre for Medium-Range Weather Forecasts (ECMWF), ICOsahedral Nonhydrostatic (ICON), Global ForecastGFS), Flash Flood Guidance System with Global Coverage (FFGS), European Flood AwarenessEFAS), European Forest Fire InformationEFFIS), etj.)
     

Njoftimi ditor
Në kuadër të parashikimit të ngjarjeve ekstreme hidrometeorologjike të pritshme, në QKPMRN hartohet buletini ditor “Buletini i rreziqeve natyrore”. Buletini ju shpërndahet marrësve të tij me email jo më vonë se ora 12:00 dhe njofton rrezikun e pritshëm që lidhet me dukuritë klimatike (reshjet, temperaturat, era etj.), përmbytjet dhe zjarret në pyje. Parashikimi i publikuar në këtë buletin shtrihet në një interval kohor prej 36 orësh duke filluar nga momenti i shpërndarjes së tij (12:00) për ditën aktuale deri në orën 24:00 të ditës së nesërme.

Buletini i rreziqeve natyrore informon në formë tabelare dhe përmes hartës së Shqipërisë, lidhur me:

  1. Rrezikun meteorologjik, i cili përfshin informacion mbi reshjet e pritshme
  2. Rrezikuun hidrologjik i cili paralajmëron për përmbytjet e shpejta / vërshimet, përmbytjet e lumenjve dhe rrëshqitjet e dheut:
  3. Rrezikun nga zjarret në pyje
     

Buletini tregon në formë përshkrimi informacione për temperaturat, reshjet, erën dhe thatësirën hidrologjike, etj. në rastet kur këto dukuri janë të pritshme.

Njoftimi në rastet kur pritet rrezikshmëri e lartë
Në rast se parashikohet një nivel i lartë i një prej Rreziqeve Natyrore, buletini hartohet dy ose tre herë në ditë, në varësi të ngjarjes së pritshme.


Në rastet kur priten ngjarje me rrezik të lartë (përmbytje, zjarre dhe temperatura të larta, ngrica dhe dëborë, stuhi, erëra të forta, etj.) hartohet një raport i cili jep informacion të detajuar mbi rrezikun, përmasat / shtrirja e tij, koha kur ngjarja pritet të ndodhë dhe kohëzgjatja e mundshme e ngjarjes. Raporti është hartuar në bazë të ekspertizës së stafit akademik përgjegjës. Ky raport i detajuar i dërgohet drejtuesve të departamenteve të DH dhe të DM dhe Drejtorisë së IGJEO.
Me miratimin e Drejtorisë së IGJEO dhe Drejtuesve të Departamenteve DH dhe DM ky raport i dërgohet AKMC-së. Në varësi të situatës, raporti mund të dërgohet paralelisht në AKMC. Gjithashtu, sipas situatës së parashikuar, drejtori i IGJEO vendos mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të IGJEO nëse e sheh të nevojshme. Në rast të përfundimit të ngjarjes së parashikuar ose në rast të mos ndodhjes së saj, aktivizimi i njoftimit do të mbyllet me një njoftim të dytë që njofton kalimin nga situata e rrezikut.

Arkivimi i të dhënave
Arkivimi i të dhënave është një aktivitet shumë i rëndësishëm. Ky aktivitet bazohet në:

  • Arkivimin e të dhënave të parashikuara hidrologjike dhe meteorologjike. Të dhënat e marra nga parashikimi i reshjeve, temperaturave, erës, prurjeve, etj., ruhen në formatin excel.
  • Arkivimni e të dhënave të vëzhguara dhe atyre të parashikuara për zjarret në pyje. Të dhënat e marra nga parashikimi i zjarreve në pyje dhe të dhënat e regjistruara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
     

Dokumentimi i Ngjarjes
Në rastet e ngjarjeve si: përmbytje, zjarre në pyje, deborë, stuhi, erëra të forta etj. ato dokumentohen dhe arkivohen. Dokumenti përmban të gjithë informacionin e mbledhur (përkatësisht për çdo ngjarje) nga vëzhguesit në terren, stacionet automatike, stacionet manuale, informacionin që vjen nga Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC), informacione nga media, informacione të nxjerra nga modelet e llogaritjeve meteorologjike dhe hidrologjike në QKPMRN, dhe nga modele të njohura ndërkombëtarisht si ECMWF, ICON, GFS, FFGS, EFAS, EFFIS, etj.