logo igeo

Lajme dhe Njoftime

''The Future of Weather, Climate and Water across Generations.''

04.03.2024
"At the Frontline of climate Action"
Hosted By Instutite of Geosciences Meteorology Department's Initiative.

International Conference On Environment, Climate And Earth Sciences

08.02.2024

ECES 2024 welcomes contributions in theory and analysis of environment, climate, earth sciences, and related fields, including methods, techniques & innovation, applied to reduce the risks related to society

ECES 2024 conference will be held ONSITE, the online option is offered only for foreign participants

Overview of the open lecture, The environment and its associated hazards by Dr. Massimo Chiappini

07.02.2024

The open lecture, The environment and its associated hazards by Dr Massimo Chiappini, Director of Department of Environment of the National Institute of Geophysics and Vulcanology (INGV), Rome, Italy, is organised by the Institute of Geosciences (IGEO) in close collaboration with the Polytechnic University of Tirana (UPT), Albania.

Partneriteti midis Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe GEM

18.04.2023
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) - Shqipëri dhe GEM-Itali po punojnë aktualisht në një projekt 1-vjeçar për të përditësuar modelin e tyre kombëtar të rrezikut sizmik. Në workshop-in e parë të mbajtur në janar, GEM pati mundësinë të bisedonte me Edmond Dushin, Sizmolog dhe Zëvendës Drejtor i Institutit të Gjeoshkencave, (IGJEO); dhe Anila Xhahysa, Inxhiniere Strukturore dhe Drejtuese e Departamentit të Sizmologjisë (IGJEO) në lidhje me rëndësinë e partneritetit dhe çfarë e motivoi IGJEO-n për partneritetin me GEM.

Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor me temë “Tërmeti i 26 Nëntorit 2019

28.03.2023
Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor me temë “Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 në Durrës, Shqipëri: Sizmiciteti Rajonal, Gjeodinamika Rajonale dhe Rreziku Sizmik”, (ISDE-2023)”, organizuar nga IGJEO në bashkëpunim me “Albanian Association of Earthquake Engineering (AAEE), Tirana, Albania” dhe “Empowerment Project Foundation (EMPRO), Tirana, Albania” mbajtur në datat 28-29 Mars 2023, në Hotel Tirana International Hotel & Conference Centre, Tiranë. Me pjesëmarrjen e një nga shkencëtareve më të njohur nga USA, Mark Peterson, që ka një emër shumë të madh në arenën ndërkombëtare në fushën e rrezikut të sizmologjisë/tërmeteve si dhe shumë emrave të tjerë të njohur në Europë dhe më gjerë. Gjatë punimeve të konferencës u mbajtën prezantime nga studimet më të fundit në lidhje me tërmet dhe fushën e sizmologjisë në vend dhe në rajon. Rëndësi e veçantë iu dha Hartave Sizmike të publikuara nga IGJEO.

Aktivitet Sizmik në Klos 15.01.2023

16.01.2023
Në datën 15 Janar 2023, ora 22:37:21 (ora lokale), Instituti i Gjeoshkencave ka lokalizuar një tërmet me magnitudë 4.7

Njoftim mbi aktivitetin sizmik në Klos, Janar 2023

14.01.2023
Nga dita e djeshme më 13/01/2023, në jug të qytetit të Klosit ka nisur një aktivitet sizmik.

Takim në IGJEO me përfaqësues nga Qendra e Menaxhimit të Krizave në Maqedoninë e Veriut

02.12.2022
Vizita në ambientet e IGJEO, nga z. Stevko Stefanoski, Qendra e Menaxhimit të Krizave në Maqedoninë e Veriut, angazhuar nga JICA, për të sjellë ekspertizen e tyre mbi sistemin e mirëmbajtjes dhe përpunimit të të dhënave.

13 Tetori ''Dita Ndërkombëtare e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë”

13.10.2022

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, së bashku me përfaqësues të projektit të #UNDP, vizituan mjediset e Institutit të Gjeoshkencave #IGJEO, duke theksuar rëndësinë e IGJEO në Paralajmërimin e Hershëm.

Ky aktivitet u mbështet nga projekti RESEAL.

(Resilience Strengthening in Albania)

Trajnim në Qendrën Kombëtare të Monitorimit Sizmik

13.09.2022
Prof. Emeritus Jens HVSKOV, Sizmolog prane NORSAR, Universiteti i Bergen, Norvegji, zhvilloi sot për specialistët e monitorimit, në Qendrën Kombëtare të Monitorimit Sizmik mbi aspekte të përpunimit rutinë dhe lokalizimit të tërmeteve!

Panairi i Punës

02.06.2022
Pjesëmarrja në Panairin e dytë të Punës organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Pjesemarresit e IGJEO me ane te nje stende prezantuan produktet dhe punën e IGJEO.

Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar Shkencor ''GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN''

25.11.2021

Në kuadër të 70-Vjetor-it te themelimit te Universitetit Politeknik te Tiranes, Instituti i Gjeoshkencave, organizoi Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar Shkencor "GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN", me pjesëmarrjen e Drejtorit Prof. Dr. Ylber Muceku, rektorit Prof. Dr. Andrea Maliqari, zv.Ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja, stafit akademik nga Universiteti Politeknik, përfaqësuesve te institucioneve te ndryshme partnere tonat, studentët, ekspertëve të fushave përkatëse, pjesëmarrës nga institucione publike dhe private, etj.

Falenderojme: GIZ, Qeverine Gjermane (German Cooperation) dhe Kompanine EUROSIG-INSIG me mbeshtetjen e të cilëve u be i mundur organizimi i ketij Simpoziumi.

Simpoziumi u zhvillua ne ambientet e Hotel Mondial, në datën 25 nëntor 2021 dhe ishte i ndarë ne dy sesione:

Sesioni i Pare: Gjeologjia dhe Sizmologjia

Sesioni i Dyte: Hidrologjia dhe Meteorologjia