logo igeo

Rrjeti i Meteorologjisë

Monitorimi meteorologjik në Shqipëri realizohet nëpërmjet vrojtimeve me stacioneve meteorologjike manuale dhe automatike

Stacione meteorologjike manuale

Veprimtaria në fushën e monitorimit meteorologjik në Shqipëri nis me vrojtimet e para në stacionin meteorologjik në Durrës në vitin 1868. Që nga ajo kohe shpërndarja e stacioneve meteorologjikë manuale ka ardhur drejt përhapjes më të gjërë në territor, përmisimit sipas standardeve të Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Të dhënat nga stacionet manuale maten në mënyrën klasike, çdo ditë, në praninë e vazhdueshme të një vrojtuesi. Në ditët e sotme stacionet meteorologjike manuale ndahen në tre kategori stacionesh, pluviometrike, meteorologjike dhe klimatikë. Stacionet pluviometrikë masin një tërësi elementësh si lartësia reshjeve, dëbora, breshëri apo dhe elementë të tjerë si bryma, vesa mjegulla, vranësira etj. Stacionet meteorologjike kanë një gamë më të gjerë elementësh duke përfshirë temperaturat, reshjet atmosferikë, drejtimin dhe shpejtësinë e erës etj. Sa i takon stacioneve klimatike, ato masin tërësinë e plotë të elementëve klimatike dukë përfshirë dhe diellzimin, presionin atmosferik, lagështinë e ajrit, temperaturat e tokës sipërfaqësore dhe në thellësi etj.

Stacioni Meteorologjik i Tiranës
Stacioni Meteorologjik i Tiranës

Stacione meteorologjike të automatizuara

Vrojtimet meteorologjike automatike kryhet nëpërmjet një teknologjie më të përparuar për matjen e elemëntëve meteorologjikë brenda kritereve dhe standarteve të parashikuara nga Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Stacionet meteorologjike automatike kanë kategorizimin e tyre sipas tipologjisë së stacionit meteorologjik. Këta mund të jenë pluviometrik, termometrik dhe pluviometrik apo me gamë më të gjërë elemëntësh. Përparsia e stacioneve meterologjike automatike është matjet më të shpeshta kohore meteorologjike me intervale mjaft të vogla kohore. Këta stacione funksionojnë duke arkivuar të dhënat e matura ose duke bërë transmetim në kohë reale nëpërmjet programeve të ndryshëm kompiuterik. Optimizimi i vrojtimeve meteorologjike me anë të stacioneve automatike bashkohorë, sjell një monitorim më të plotë meteorologjik duke rritur mundësitë për kërkim shkencor më të thelluar për të qenë më pranë nevojave sociale dhe ekonomike të vendit.

Stacioni Meteorologjik i Shkodrës
Stacioni Meteorologjik i Shkodrës

Rrjeti kombetar i stationeve meteorologjike