Takim mbi Proçesin e Dixhitalizimit të të Dhënave Hidro-Meteorologjike
Më datë 15 Prill 2025, në ambientet e Institutit të Gjeoshkencave, u zhvillua një takim me përfaqësues të UNDP Albania dhe ekspertë të rinj të përfshirë në projektin “Advancing Albania's planning for medium and long-term adaptation through the development of a National Adaptation Planning (NAP) process dhe projekti “Integrated climate-resilient transboundary flood risk management in the Drin River basin in the Western Balkans (DRIN FRM)”.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i punës së kryer deri më tani në kuadër të digjitalizimit të të dhënave hidro-meteorologjike, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve kombëtare në përballimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike.
Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë të ndërmarrë, procedurat dhe metodikat e përdorura për sigurimin dhe validimin e të dhënave. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të qëndrueshëm të menaxhimit të të dhënave hidro-metereologjike në Shqipëri.