Zjarret, Rreziku i Parashikuar dhe Ekspozimi Real
Një analizë konceptuale dhe empirike e zjarreve në Shqipëri
Projekti u financua nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit, dhe u zbatua gjatë periudhës korrik 2024 – dhjetor 2025.
Objektivi kryesor i projektit ishte përmirësimi i njohurive shkencore mbi shpërndarjen hapësinore dhe dinamiken kohore të zjarreve në Shqipëri, si dhe forcimin e bazës informuese për menaxhimin e këtij rreziku. Vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit dhe konsolidimit të një databaze kombëtare të ngjarjeve të zjarrit, integrimit të saj me të dhënat e parashikimit të rrezikut dhe analizimit të marrëdhënieve ndërmjet ngjarjeve të regjistruara dhe sinjaleve të sistemeve të paralajmërimit të hershëm.
Nëpërmjet analizës së të dhënave historike, meteorologjike dhe operative, projekti kontribuoi në zhvillimin e një kuadri metodologjik për vlerësimin e performancës së sistemeve të paralajmërimit të hershëm, interpretimin e modeleve hapësinore dhe kohore të zjarreve, si dhe identifikimin e faktorëve kryesorë që ndikojnë në shfaqjen dhe shpërndarjen e tyre.
Rezultatet e projektit përfshijnë krijimin e një baze të strukturuar të të dhënave mbi zjarret në Shqipëri, zhvillimin e treguesve për vlerësimin e përputhshmërisë ndërmjet rrezikut të parashikuar dhe ekspozimit real, si dhe prodhimin e botimeve shkencore dhe materiale referuese me vlerë për kërkimin shkencor, institucionet përgjegjëse dhe proceset e menaxhimit të rrezikut.
Projekti u realizua nga stafi i Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), me pjesëmarrjen e Departamentit të Hidrologjisë dhe Departamentit të Meteorologjisë, nën drejtimin shkencor të Prof. Asc. Dr. Orjeta (Elbasani) Jaupaj.
Botime te perzgjedhura
Stafi i IGJEO
Jaupaj, O. (2025). Zjarret, Rreziku i Parashikuar dhe Ekspozimi Real: Analizë konceptuale dhe empirike e zjarreve në Shqipëri. Monografi shkencore. Botime Impression, Tiranë.
Jaupaj, O., Doko, A., Çela, G., Kadria, F., & Como, E. (2025). Exploring correlations between fire hazard and exposure across Albanian regions. Punim i prezantuar në konferencën ndërkombëtare SGEM Vienna Green 2025, (aktualisht në proces indeksimi ne Scopus). https://doi:10.5593/sgem2025v/3.2/s11.46
Bashkepunim me Universitetin Europian te Tiranes
Jaupaj, O., & Jaupaj, A. (2025). Wildfire hazard and activity patterns in Shkodra, Albania. Agriculture and Forestry, 71(3), 71–86. https://doi:10.17707/AgricultForest.71.3.04 (Indeksuar në Scopus)
Bashkepunim me te huaj
Keeping TR et al (2026) Attribution of the record breaking 2025 European fire season to climate change, EGUsphere [preprint] (Indeksuar ne SCOPUS i renditur ne Quartile 1 persa i perket shpeshtesise se citimeve )
https://doi.org/10.5194/egusphere-2026-1193
