Ktheu tek lista
Modernizimi i infrastrukturës kombëtare të rrjetit GNSS/GPS për monitorimin gjeodinamik
22.06.2026
Në kuadër të përmbylljes së projektit “Modernizimi i infrastrukturës kombëtare të rrjetit GNSS/GPS për monitorimin gjeodinamik”, i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, në Institutin e Gjeoshkencave u zhvillua takimi përmbyllës i projektit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, ekspertëve të fushës dhe grupeve të interesit.
Grupi i projektit i Institutit të Gjeoshkencave prezantoi progresin e arritur, si dhe implementimin e teknologjive të reja në përmirësimin e monitorimit gjeodinamik, së bashku me rezultatet e para të përftuara. Në kuadër të projektit u realizua instalimi i dy stacioneve të reja permanente GNSS me teknologji të avancuar, si dhe pajisja e institutit me marrës GNSS portabël, duke mundësuar për herë të parë kryerjen e pavarur të matjeve në terren, të cilat deri më tani realizoheshin nga institucione dhe organizata të huaja.
Është ngritur Qendra e Monitorimit Gjeodinamik, e cila mundëson analizën cilësore dhe sasiore të të dhënave, monitorimin në kohë reale, si dhe procesimin e tyre me softuerë bashkëkohorë dhe standarde ndërkombëtare të avancuara, duke përbërë një risi në trajtimin dhe analizën e këtij lloji të dhënash në Shqipëri.
Në vijim, infrastruktura dhe teknologjitë e implementuara pritet të rrisin ndjeshëm densitetin hapësinor të rrjetit të monitorimit gjeodinamik, duke kontribuar në përmirësimin e modeleve të rrezikut sizmik dhe në forcimin e kapaciteteve kombëtare për vlerësimin e dinamikës së Tokës dhe proceseve tektonike aktive.