Ktheu tek lista
Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor me temë “Tërmeti i 26 Nëntorit 2019
Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor me temë “Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 në Durrës, Shqipëri: Sizmiciteti Rajonal, Gjeodinamika Rajonale dhe Rreziku Sizmik”, (ISDE-2023)”, organizuar nga IGJEO në bashkëpunim me “Albanian Association of Earthquake Engineering (AAEE), Tirana, Albania” dhe “Empowerment Project Foundation (EMPRO), Tirana, Albania” mbajtur në datat 28-29 Mars 2023, në Hotel Tirana International Hotel & Conference Centre, Tiranë. Me pjesëmarrjen e një nga shkencëtareve më të njohur nga USA, Mark Peterson, që ka një emër shumë të madh në arenën ndërkombëtare në fushën e rrezikut të sizmologjisë/tërmeteve si dhe shumë emrave të tjerë të njohur në Europë dhe më gjerë. Gjatë punimeve të konferencës u mbajtën prezantime nga studimet më të fundit në lidhje me tërmet dhe fushën e sizmologjisë në vend dhe në rajon. Rëndësi e veçantë iu dha Hartave Sizmike të publikuara nga IGJEO.