MSc. PHD (c)
Gjon
Rrota
MSc. PHD (c)
Grupi Kërkimor-Shkencor I Gjeofizikës, Gjeomagnetizmit
contacttextDr. Gjon Rrota është kërkues shkencor pranë Institutit të Gjeoshkencave (IGEO) të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), i specializuar në gjeologjinë mjedisore, gjeofizikën mjedisore, radioaktivitetin natyror dhe vlerësimin e rreziqeve gjeogjenike. Ai zotëron gradën Doktor i Shkencave (PhD) në Gjeologji Mjedisore dhe Gjeofizikë Mjedisore, me kërkim të fokusuar në vlerësimin e rrezikut nga radoni, modelimin hapësinor dhe masat e mbrojtjes.
Veprimtaria e tij kërkimore përqendrohet në radonin (²²²Rn) si ndotës natyror mjedisor, potencialin gjeogjenik të radonit, ekspozimin në mjedise të brendshme, monitorimin mjedisor dhe analizën e rrezikut. Në punën shkencore integron matje aktive dhe pasive, GIS, analiza gjeostatistikore, interpolim hapësinor, modelim parashikues dhe vizualizim të të dhënave. Ka eksperiencë me AlphaGUARD PQ2000 PRO dhe detektorët pasivë CR-39/SSNTD, si dhe me ArcGIS, QGIS, R dhe Python.
Aktualisht është Drejtues Shkencor (Principal Investigator) i programit kombëtar PKKZH 2026 për mbrojtjen nga radoni, të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). Programi përfshin fushatë pilot matjesh në shtatë qytete të Shqipërisë, harmonizimin me Direktivën 2013/59/Euratom dhe udhëzimet ndërkombëtare, si dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Radonin 2027–2036.
Dr. Rrota është autor dhe bashkautor i artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare të recensuara, përfshirë botime të indeksuara në Scopus, dhe ka prezantuar rezultate kërkimore në konferenca ndërkombëtare. Krahas kërkimit, ai është i angazhuar në mësimdhënie universitare dhe ka marrë pjesë në projekte dhe grupe pune që lidhen me tektonikën, rreziqet natyrore, reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe gjeoshkencat e aplikuara.
Fushat kryesore të ekspertizës
Gjeologji mjedisore · Gjeofizikë mjedisore · Radon dhe radioaktivitet natyror · Mbrojtje nga rrezatimet · Potencial gjeogjenik i radonit · Monitorim mjedisor · GIS dhe analizë hapësinore · Gjeostatistikë · Modelim Bayesian · Hartografi gjeologjike · Gjeologji inxhinierike · Rreziqe natyrore · Reduktim i rrezikut nga fatkeqësitë.
