logo igeo

Departamenti i Meteorologjisë (DM)

Departamenti i Meteorologjisë (DM) është një Njësi Kërkimore Bazë e Institutit të Gjeoshkencave (IGEO) pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), bazuar në urdhrin nr.371, datë 28.7.2011 për krijimin e ish-Institutit të Gjeoshkenca, Energjia, Uji dhe Mjedisi (IGEWE), lëshuar nga ish-Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti aktual i Gjeoshkencave (IGEO); Ligji nr.80, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore përkatëse në zbatim të tij, veçanërisht Statuti i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), i miratuar me urdhër. Nr. 10, datë 11.01.2019, të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, si dhe për aktet e brendshme rregullative, të cilat operojnë mbi bazë:

  • Ndërtimi, miëfunksionimi dhe mirëmbajtja e rrjetit kombëtar të stacioneve meteorologjike;
  • Matjet dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive meteorologjike në stacionet e vendosura në terren;
  • Informimi në kohë reale i institucioneve kompetente qendror dhe lokale mbi parashikimin dhe paralajmërimin e motit dhe dukurive meteorologjike në rang kombëtar;
  • Përcaktimi i rregullave dhe procedurave të detajuara për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Departamentit të Meteorologjisë.
  • Organizimit, drejtimit, administrimit dhe sigurimit të cilësisë së punës kërkimore e akademike të Departamentit të Meteorologjisë.

Misioni

Departamenti i Meteorologjisë (DM), si një nga njësitë kryesore shkencore bazë të Institutit të Gjeoshkencave (IGEO) pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) ka për mision të mirëmbajë dhe përmirësojë vazhdimisht në sasi dhe cilësi një Sistem Kombëtar Monitorimi Meteorologjik modern në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, misioni i tij është të përpunojë informacionin dhe përgatisë produkte nëpërmjet aplikimit të metodologjive shkencore bashkëkohore, që i vlejnë zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurisë së vendit si dhe rritjes së mirëqenies së shoqërisë; duke patur një përkujdesje të veçantë për kualifikimin e stafit dhe inkurajuar kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e meteorologjisë, etj.

Vizioni

Vizioni i Departamenti i Meteorologjisë (DM), është të ofrojë shërbime ekselencë dhe të kryejë studime kërkimore shkencore në fushën e meteorologjisë. Për këtë Departamenti i Meteorologjisë ka këto synime kryesore:

  • të informojë në kohë reale dhe me cilësi në fushat që mbulon në mënyrë që të ushtrojnë influencë për zhvillim pozitiv të vendit dhe rajonit;
  • të promovojë shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë vendit duke përmbushur ndërkohë dhe detyrimet që ka vendi ynë në këtë fushë (obligimet ndërkombëtare);
  • të promovojë aktivitete në fushën e meteorologjisë operacionale dhe forcojë bashkëpunimin institucional duke certifikuar apo mbështetur dhe shërbimet meteorologjike brenda vendit apo të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit;
  • Të inkurajojë kërkimin, inovacionin dhe mësimdhënien në fushën e meteorologjisë dhe klimatologjisë, etj, sipas mundësive në fushat e përafërta dhe të koordinojë aspektet ndërkombëtare të kërkimeve dhe trajnimeve.

Kontributi

  • Të mbajë në gjendje funksionale Sistemin Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik (SKMM), duke e përmirësuar dhe optimizuar atë nëpërmjet rritjes së numrit të vendmatjeve drejt atij optimal; duke rritur numrin e elementeve të monitoruar me qëllim që të ofrojë produkte cilësore, të besueshme dhe në kohë reale; si dhe të nevojshme, si për vlerësimin e situatave të emergjencave civile ashtu dhe për vlerësimin e pasurive të burimeve të klimës, të domosdoshme për një zhvillimin të qëndrueshëm e progresiv të vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë.
  • Të kryejë studime me karakter përgjithësues dhe aplikativ në drejtimet e përcaktuara në Nenin 3.
  • Të sigurojë vrojtime në kohë dhe hapësirë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të kalibruara dhe që plotësojnë kriteret e Organizatës Botërore te Meteorologjisë (OBM), duke ofruar dhe publikime periodike të tyre.
  • Hartimi dhe mirëmbajtja e një sistemi të integruar monitorimi mjedisor për ujin, ajrin dhe erozionin e tokës.
  • Të informojë në rast ngjarjesh ekstreme te motit, organizmat përkatës dhe publikun me komunikata zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.