Lëkundje tërmeti, nuk ka të lënduar

Qyteti i Librazhdit ka regjistruar lëkundje tërmeti në orët e mbrëmjes së të shtunës. Nga të dhënat e marra prej autoriteteve vërtetohet se, fatmirësisht, nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale.
Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit. Janë rikthyer sërish lëkundjet e forta të tërmetit në qytetin e Librazhdit. Nga lëkundjet që u regjistruan mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:35 minuta nuk janë shënuar dëme materiale, përveë një paniku të përhapur te banorët.
Nga burime të rrjetit sizmologjik të Institutit të Gjeoshkencave, mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensiteti në epiqendër 5 ballë. Sipas të njëjtave burime, kjo është një zonë aktive dhe lëkundjet mund të vazhdojnë, por me një intensitet më të vogël nga ato që u regjistruan mbrëmë, dhe nuk do të ketë rrezik.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit, ku intensiteti i lëkundjeve ka qenë prej 4 ballësh, por nuk ka pasur dëme materiale. Ky tërmet pason atë të rënë dy javë më parë, po në këtë zonë, ku për 90 minuta u ndien 5 lëkundje.

Marre nga Gazeta Shqip 10/11/2008

free counter

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...